BallinaKronikeDënohet me 20 vite burg, shqiptari që vrau me thikë të bijën...

Dënohet me 20 vite burg, shqiptari që vrau me thikë të bijën në Australi

Shqiptari Petrit Lekaj i cili vrau të bijën me thikë në Australi vitin e kaluar është dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Adelaides. Ai vrau vajzën e tij në mënyrë misterioze në korrik të vitit të kaluar pasi u gjet në automjetin e tij ‘Mercedez’ me Sabrina Lekajn të vdekur dhe vetë ai i plagosur.

Më pas ai u mbyll në një spital psikiatrik ndërkohë ka pasur një të shkuar kriminale pasi është kapur dhe gjobitur disa herë për kultivim kanabisi.

Ngjarja e rëndë dyshohej të kishte ndodhur për motive banale. Natën e vrasjes, Sabrina kishte dalë të festonte me shoqet në lokal. I ati dyshonte se vajza e tij kishte të dashur dhe për këtë arsye besohet se ndërmori aktin ekstrem.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular