BallinaKultureRomir Zalla: Veliaj absurd, përmend prishjen e një monumenti “kult” në 100...

Romir Zalla: Veliaj absurd, përmend prishjen e një monumenti “kult” në 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet

Aktori Romir Zalla bëri jo pak ironi, me argumentet e dhënë nga Erion Veliaj për tërheqjen e “Fusha shpk” nga ndërtimi i teatrit kombëtar. Zalla tha se, rrotativa e skenës, që është element i rëndësishëm, nëse teatri do të kushtonte 30 milion euro ajo do të kushtonte 1 milion euro. Në studion e “Tempora”, Zalla i quajti absurditete fjalët e Veliajt, lidhur me shembjen e teatrit kombëtar në 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet.

Romir Zalla: Realisht, ka momente kur unë shprehem për këto që dëgjoj. Më duket vetja në një situatë shumë absurde. Ka gjetur këtë sebep. Rrotativa është një elemet i skenës, por sot i kanë zgjidhur me pistona. E kanë propozuar dhe shumë mirë që e kanë propozuar. Nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme. 

Te 30 milionshi i teatrit ajo mund të kushtonte dhe 1 milion më shumë. Ai sa herë hap gojën thotë absurditete. Në 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet, ai përmend prishjen e një monumenti kult, që është 80 vjeç. Ky është absurdi më i madh. Aty vetëm fshihen gjëra, aty përmenden dy muaj negociata që askush nuk ka informacion. 

Po ta kapësh fjalë për fjalë mund të gjesh absurditete që askush nuk di gjë, por i di vetëma i. Një njeri që nuk ka lidhje fare me këtë punë, merr përsipër të japi zgjidhje për gjëra që nuk i ka kërkuar askush. Kjo është mënyra se si funksionojnë gjërat nga ky grupim njerëzish që i kemi mbi kurriz. Kjo si ajo loja me tre kupa ku fshihet një gjë. Ta bën me dorë dhe ta fut me dorën tjetër këtu posht. Ora

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular