BallinaAktualitetShqiptarët pak "frikë" nga koronavirusi/Supermarketet: Shitjet e ushqimeve bazë iu rikthyen normlitetit

Shqiptarët pak “frikë” nga koronavirusi/Supermarketet: Shitjet e ushqimeve bazë iu rikthyen normlitetit

Skena të njerëzve që dynden në supermarkete nga frika e përhapjes së koronavirusit ishin të dukshme në shumë qytete të botës, duke filluar nga Milano, e se fundmi edhe në Nju Jork, ku u konfirmua rasti i parë. Duke iu trembur një qëndrimi të detyrueshëm në shtëpi, individët nxituan të furnizoheshin me ushqimet bazë.

Po në Shqipëri?  

Ashtu si në shtetin fqinj Italinë qytetarët nga paniku i përhapjes së koronavirusit iu drejtuan supermarketeve për blerjen e rezervave ushqimore në fillim të javës së kaluar.

Përfaqësuesi i rrjetit të supermarketeve më të mëdhenj në vend, “Big Market”, konfirmoi për “Monitor” se shitjet pësuan rritje 10 për qind në fillim të javës së kaluar. “Dy-tre ditët e para të javës së kaluar shitjet u rritën me 10 për qind. Kërkesat më të larta ishin për produktet bazike ushqimore. Nga fundi i javës shitjet iu kthyen shifrave normale”, u shpreh përfaqësuesi i “Big Market”.

Burime zyrtare nga grupi më i madh i pakicës në vend, Balfin, thanë se në ditët e para, pas përhapjes së virusit në Itali, kishte një kërkesë të shtuar në supermarkete për detergjentë, higjienizues dhe ushqime.  Tashmë kërkesa për ushqime është kthyer drejt normalitetit, ndërsa vijon të jetë e lartë ajo për produkte higjienizuese.

Nga Grupi Balfin thonë se frekuentimi në qendrat tregtare nuk ka shënuar rënie, edhe për faktin se gjatë fundjavës ka pasur shumë oferta.

Pozitivisht ka ndikuar dhe fakti se në Shqipëri nuk është deklaruar deri tani asnjë rast zyrtar me koronavirus.

Maskat dhe higjienizuesit e duarve kanë qenë dhe produkti më i situr në farmaci, duke çuar në mbarimin e produktit dhe të stokut brenda pak ditësh. Kërkesa e lartë çoi dhe në shtrenjtim të çmimeve të maskave, duke detyruar tatimet që të bëjnë kontrolle blic në biznesin farmaceutik.

Koronavirusi në botë

Italia është shteti europian më i prekur nga koronavirusi. Në Itali pas shfaqjes së rasteve të para me koronavirus, qytetarët u dyndën në supermarkete për të blerë produkte ushqimore, në rast se do të vetë izoloheshin në shtëpi.

Pas kësaj situate kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala i drejtua qytetarëve në rrjetet sociale me mesazhin sensibilizues. “Në vend që të mendoni për të shkuar me nxitim në supermarkete për të rrëmbyer ushqime, përpiquni të harxhoni kohë duke u kujdesur për ata që janë më të dobët, të moshuarit tanë në veçanti që janë subjekt i rrezikut. Në këto situata kështu sillet një shoqëri e ndjeshme dhe e pjekur.”

Në vendet e prekura, tregtia me pakicë ka qenë më e goditura. Në Kinë, nga ku lindi ky virus i panjohur, tregtia me pakicë dhe e-tregtia kanë shënuar dëme të mëdha. Shitësit me pakicë të mëdhenj si Starbucks, Uniqlo, Nike dhe Apple kanë mbyllur përkohësisht dyqanet e tyre, ndërsa shitësit me pakicë të mesëm dhe të vegjël po goditen veçanërisht fort pasi lëvizja e kalimtarëve është zvogëluar.

Edhe në Itali, tregtia dhe tuizmi shihen si sektorët më të prekur. Deri në datën 2 mars, Italia numëronte rreth 1700 të infektuar dhe 41 jetë të humbura.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular