BallinaKryesoreZbarkimi i shqiponjave shterroj cicërimat e papagajëve

Zbarkimi i shqiponjave shterroj cicërimat e papagajëve

Nga Azgan Haklaj

Zbarkimi i shqiponjave shterroj cicërimat e papagajëve. Mbi njeqindmijë qytetarë pushtuan Bulevardin Deshmorët e Kombit, si aleatët në Normandi.

Me 6 qershor të vitit 1944 zbarkuan aleatët në Normandi, me operacionin “Overlod”, kundër ushtrisë fashiste të Adolf Hitlerit.
Komandanti i Përgjithshëm, Gjenerali Amerikan Aizenhauer u shpreh në atë kohë se “Në operacionin në fjalë nuk pranohet asgjë veçse fitores”.
Në fakt ashtu ndodhi.
Aty nisi fillimi i fundit të Fuhrerit dhe Regjimit të tij Nazifashist.
Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët të ballafaquar në beteja spartane, dhëmb për dhëmb me pushtesit gjermanë të Fuhrerit, në luftën për çlirimin e vendit u rreshtuan në krah të Koalicionit Fitues Antifashist.
Pas 76 vitesh ata u detyruan të ballafaqohen në mejdan me një Fuhrer që nuk është i huaj por po sillet si i tillë, me një regjim fashist ekuivalent, të instaluar me të njëjtën strategji, grusht shteti, me Edi Ramën e shpurën e tij.
Presidenti Ilir Meta i ktheu sovranitetin e grabitur popullit dhe zgjodhi për sheshmejdan me Sulltanin e Kalifatin e tij Bulevardin Deshmorët e Kombit, që mban emrin e bijëve dhe bijave shqiptare që dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën për lirinë e Atdheut.
Ai zgjodhi ditën simbolike të Kuvendit të madh, të Besëlidhjes së fisnikëve arbërorë, në Lezhë 576 vite më parë, me 2 Mars 1444.
Mbi 100 mijë shqiptarë sëbashku me lidershqipin e opozitës ju përgjigjën thirrjes së Presidentit, erdhën dhe themeluan Besëlidhjen Kuqezi, në ditëlindjen e Shtetit të Përqendruar Arbëror.
Referendumi popullorë demonstroj solemnisht:
Vdekje grushtit të shtetit.
Vdekje puçit kushtetues që synonte grabitjen e Gjykatës Kushtetuese dhe pushtimin e Presidencës, të vetmin institucion legjitim dhe të pathyeshëm nga Lugati dhe Rilindja kulçedër.
Plebishiti Kuqezi i tha:
Po Kushtetutës.
Po Shqipërisë e Kombit Shqiptar.
Jo republikës kryeministrore.
Po republikës parlamentare.
Jo parlamentit zyrë noteriale të qeverisë.
Jo shpopullimit të Shqipërisë.
Po demokracisë
Po sovranitetit të institucioneve.
Jo krizës kushtetuese, politike, ekonomike institucionale.
Jo oligarkisë.
Po konkurencës së lirë.
Jo diskriminimit e ksenofobisë.
Po barazisë para ligjit.
Jo grabitjes së pushtetit e asgjësimit të zgjedhjeve të lira.
Po votës së lirë.
Jo totalitarizmit.
Kampioni i demokracisë Çurçilli ka thënë se:
“Gënjeshtra e ka bërë gjysëm e rrugës rreth e qark Botës kur e verteta sapo është nisur.
Prej 6 vitesh Rama dhe sekti i tij, me gënjeshtra, fallsifikime dhe mashtrime nëpërmjet kibernetikës rilindase, papagajëve, tellallëve, plutokratëve mediatikë, oborrtarë e idealizuan shtetin parti dhe në emër të drejtësisë se tyre hyjnore, në fakt të padrejtësisë mbrojtën puçin kushtetues e grushtin e shtetit.
Por kësaj here nga Bulevardi Deshmorët e Kombit, nëpërmjet mediave ndërkombëtare e atyre të pa hipotekuara në oborrin qeveritar e verteta startoj me shpejtësinë e dritës e triumfoj.
Bota demokratike mësoj se çfarë ka ndodhur në të vertetë.
E mori vesh se Edi Rama me pushtetin e grabitur ka uzurpuar shtetin, të gjitha institucionet kushtetuese të tij, ka invaduar pushtetin lokal me zgjedhje të njëanëshme, mbërthej Prokurorinë e Përgjithshme pa votat e mjaftueshme në parlament, asgjesoj pushtetin gjygjsorë,
me ligjin për dividentin dhe teoritë neoliberale shkatërroj konkurencën e lirë, gllabëroj të gjitha asetet kombëtare, të gjitha këto veprime në shkelje flagrante të Kushtetutës, duke e zhytur vendin një krizë të thellë shumëdimensionale.
Çështjen Kombëtare e trojet shqiptare me panternalizmin e tij megalloman e utilitar e nxori në poker amazonash.
Arriti deri aty sa ti kërkojë Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit të heqë taksën e Serbisë së sivëllaut të tij, Gebëlsit të Millosheviçit Vuçiçit e të deklarojë në studiot televizive se kosovarët e paguajnë me krenari taksën e Rrugës së Kombit.
I inatosur deri në urrejtje me Ramush Haradinajn për shkak se ia asgjesoj planin për ndarjen e Kosovës dhe ja shterroj endërrat për Serbinë e madhe, organizoj miniShengenin Ballkanik me qëllim aneksimin e Kosovës, krijimin e bajpaseve detare për Serbinë dhe krijimin e Jugosllavisë së re.
E duke mos u mjaftuar me kaq e paditi Degolin Shqiptar, gjoja për shpifje.
Ramush Haradinaj ka ndryshim katërcipëror me Edi Ramën por po theksoj vetëm një thelbësor.
Ai vuni disa herë jetën e vet në rrezik në betejat homerike me bishen gjakatare serbe dhe la në mejdanet ma ushtrinë vrastare të Millosheviçit tre vellezër për çlirimin e Kosovës dhe heqjen e kufirit mes shqiptarëve, kurse Edi Rama vendosi kufirin e ri, traun pa alternativë në Rrugën e Kombit.
Veprën sublime të shembjes së kufirit për Luan Haradinaj në sjellin vargjet e këngeve të virtuozëve Shaqiri:
“Gjoksi i Luanit një qiell me fortuna
Bahen bashkë e rrjedhin dy drinat e Buna
Gurin e kufirit e shkulë si dhemballën
Mbi krater t’vullkanit
Trimi e hedh vallen”.
Apo Cervadiku :
“Tek ai gur i mallkuar
Që na vuni hasmi në mes
Pushoj trupi i Luanit
Porse vepra e tij nuk vdes”.
Martin Luteri nënvizon se:
“Gjithçka që është bërë në këtë Botë është bërë nga shpresa”.
Nga Bulevardi Deshmorët e Kombit zgalemët e shpresës u besatuan dhe i thanë stop grushtit të shtetit- ndal puçit kushtetues, ngjallën besimin, çertifikuan epilogun e autokratizmit e tranzicionit të gjatë, celebruan pushtetin absolut hyjnorë të sovranit, çelën Epokën e Re që do të institucionalizojë votën e lirë si gurë themel i shtetit të së drejtës.
Shqiponjat Kuqezi u banë barrikadë njerëzore e pushtetit absolut të uzurpatorit Edi Rama dhe mbeshtetën njëzëri kerkesën legjitime të Presidentit Meta për kthimin e sovranitetit të institucioneve.
Operacioni “Overlod” i Presidentit dhe Sovranit mbështetur dhe nga opozita përveçse demontoj puçin kushtetues dhe grushtin e shtetit asgjesoj që në ngjizje lëvizjen fluide të vetëvendosjes në Shqipëri.
Edi Rama pasi deshtoj në përpjekjen për asgjësimin e opozitës reale me një opozitë parlamentare artificiale kishte sponsorizuar një levizje të re, të fshehtë të kontrolluar prej tij, lëvizjen vetëvendosje, me qëllim të dëmtimit të aksionit apozitar duke sjellë gjoja fytyrë të re opozitare.
Pas manifestimit madhështor të 2 Marsit papagajtë që për një moment i ndalën cicerimat ndryshuan strategji dhe u përpoqën në studiot televizive të përçajnë opozitën.
Të dashur papagajë heshtni.
Mos u merakosni për opozitën.
Ajo tashmë është mazhorancë morale
Fjala është urdhër i Zotit.
Sovrani ka four me bekimin e tij.
Plutokratëve të industrisë mediatike, oborrtarëve të qeverisë dua të ju kujtoj Rene Marcisin filozof, publicist austriak i cili thekson se mbartësi i vetëm legjitim i “pushtetit të katërt” kushtetues është publiku, tërësia e të gjithë qytetarëve, e formuar nëpërmjet një proçesi të përhershëm informimi dhe komunikimi, i cili funksionon si një organ kontrollues, investigativ.
Në fakt në vend që të kontrolloni ju qeverinë, u kontrollon ajo ju dhe ju mban nën thunder të hekurt për shkak se e keni humbur pavarësinë për shkak të groshëve, apo tagjisë që merrni prej saj.
Shkurt dhe shkoqur ju jeni bërë skllevër të Patriarkut Edi Rama.
Si mund të mbroni lirinë e qytetarëve që dhunohen çdo ditë kur ju e keni humbur tuajen?
Presidenti Meta dhe Sovrani morën përgjegjësi historike me dt 2 Mars.
Të gjitha gjërat e mëdha perifrazohen me një fjalë të vetme çurçilliane liri, demokraci, drejtësi, barazi, mision, besimi, shpresë.
Çmimi i madhështisë është përgjegjësia.
Shkrimtari i madh Viktor Hygo na ka lënë një postulat lapidar:
“Dua të bëj një vepër në sherbim të Atdheut dhe pastaj të bëhet çfarë to dojë”.
Presidenti Meta e beri veprën, i ktheu sovranitetin Sovranit, dinjitetin Kushtetutës, dhe integritetin institucioneve.
Qytetarët virtuozë iu përgjigjën thirrjes për besëlidhje.
Besëlidhja Kuqezi, nuk ka nevojë të noterizohet sepse ka bekimin e Zotit.
Tashmë është e qartë e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e reja, të lira dhe të ndershme me qeveri kujdestare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular