BallinaAktualitet30 nxënës u dërguan me urgjencë në spital. Policia jep detajet e...

30 nxënës u dërguan me urgjencë në spital. Policia jep detajet e para: Dyshohet se një gjimnazist…

Policia e Fierit ka dale me informacionin e pare zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur ne gjimnazin “Janaq Kilica” ne kete qytet, ku 30 nxenes u derguan me urgjence ne spital, me shenja helmimi, probleme me frymemarrjen dhe keputje e marrje mendsh.  Sipas policise, “paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle”.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular