BallinaAktualitetCDU/CSU: Pse SPAK nuk po heton shitblerjen e votave në Dibër

CDU/CSU: Pse SPAK nuk po heton shitblerjen e votave në Dibër

CDU e CSU gjermane është ende e habitur se pse në Shqipëri nuk po hetohet blerja e votës.

Deputetët e këtyre partive kanë bërë përgjegjës pikërisht SPAK për këtë mos hetim.

Hans-Joachim Falenski, këshilltar i grupit parlamentar CDU/CSU është e papranueshme që të mos hetohet vepra penale e votëblerjes për të cilën është shprehur qartësisht Bundestagu

‘Dosja po hidhet si në patate e nxehtë nga zyrat e prokurorisë sa në Dibër e në Tiranë megjithëse përgjegjës për të është qartazi SPAK-u’, ka thene Falenski.

Gjatë ditës së djeshme në Bundestag u mbajt një konferencë për perspektivën evropiane të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, ku vendi ynë përfaqësohej nga këshilltarja e Kryeministrit, Odeta Barbullushi, ish-ministre e Jashtme.

Gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve, zonja Barbullushi është përballur me një moment pak të sikletshëm, kur një nga të pranishmit teksa shprehu shqetësim për emërimet në administratë, e pyeti nëse ajo do të emërohej zv/ministre e Jashtme nëse nuk ishte kushërirë e ish-ministrit të Jashtëm. ‘Kjo është e paligjshme dhe korruptive’, tha ai.

Zonja Barbullushi nuk ju përgjigj asaj pyetje por shpjegoi reformën zgjedhore në proces.

Hans-Joachim Falenski, këshilltar i grupit parlamentar CDU/CSU theksoi se deputetët e CDU po punojnë me kolegët e tyre holandezë që ata të mos vënë veto për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Sipas tij, rezerva më e madhe e tyre ka të bëjë me aktivitetin në Holandë të narkotrafikantëve nga Shqipëria.

‘Ne sugjerojmë që kolegët holandezë të mos votojnë kundra negociatave por, sipas shembullit të Bundestagut, të vendosin po të duan një kusht të dhjetë apo të njëmbëdhjetë’, tha ai.

Sipas Falenskit për grupin parlamentar CDU/CSU është e papranueshme që të mos hetohet vepra penale e votëblerjes për të cilën është shprehur qartësisht Bundestagu; dosja po hidhet si në patate e nxehtë nga zyrat e prokurorisë sa në Dibër e në Tiranë megjithëse përgjegjës për të është qartazi SPAK-u.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular