BallinaKronikeEMRAT/Kush është zyrtari i Tatimeve dhe 4 të arrestuarit e tjerë që...

EMRAT/Kush është zyrtari i Tatimeve dhe 4 të arrestuarit e tjerë që deklaronin subjekte fiktivisht

Zbardhen identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Ndërmjetësi”.

Bëhet fjalë për shtetasit Shpati Agolli, administrator i shoqërisë “S.Agolli Group”; Samuel Hajdini, me detyrë specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve; Elsion Allushi, me detyrë administrator i Zyrës së kontabilitetit “Smartfin”; Leonard Runa, ekonomist tek zyra e kontabilitetit “Smartfin” si dhe Adrian Keke, të cilët akuzohen për krijimin e skemave mashtruese duke i shkaktuar shtetit mbi 20 milionë lekë dëm financiar.

Ndërkohë, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se te arrestuarit nëpërmjet subjekteve fiktive konkretisht subjektet “Liana Solution”, “SD.Agolli Group”, “Solution &Construction 2000” dhe Studio e kontabilitetit “Smartfin”, ku gjatë viteve 2018-2019 kanë bërë ndërmjet tyre shitje fiktive në vlera të konsiderueshme monetare që arrijnë vlerën 130.052.820 lekë, duke i shkaktuar shtetit një dëm me “tvsh” në vlerën 20.568.304 lekë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular