BallinaKryesoreGazetari Ben Andoni: PS në dekadencë të frikshme. Rama nuk e ka...

Gazetari Ben Andoni: PS në dekadencë të frikshme. Rama nuk e ka prishur, e ka shkatërruar partinë

Gazetari Bend Andoni u shpreh në studion e emisionit “Arena” se Rama nuk e ka prishur Partinë Socialiste, por e ka shkatërruar atë. Ai tha se PS është në dekadencë, ndërsa me kongresin  fundit Rama bëri një autogol të madh.

Ben Andoni: Për mendimin tim PS është në momentin e dekadencës, shumë e frikshme. Tmerri më i madh që i ka ndodhur PS, është momenti që Rama futi dorën në sematikën e PS. Kemi ardhur në këtë ditë që unë mendoj se është derivat i asaj që ka ndodhur me KPD-në. Rama ka prishur ekuilibrat në mënyrë të jashtëzakonshme. Mua më kujton atë që ndodh në ushtri: ushtarin që e përdhos më shumë ai bëhet më i keq. 

Rama nuk e ka prishur PS, ai e ka shkatërruar PS. Ka marrë një revansh shumë të keq. Rama do iki normalisht, sepse është njeri i cili që i pëlqen këto kalimet. Ai do të integrohet dhe në këto strukturat ndërkombëtare. Problemi është se statura e OSBE ka vite që ka rënë. Këtij njeriu dhe disa njerëzve të tjerë në Europë si këtij, kanë staturën që mund të bëjnë batuta në çdo moment. Ka lindur ca politikanë që arrijnë të bëjnë cirk, jo politikë. 

Kjo ka kaluar në cinizëm gati arrogant. Ky Kongres jo vetëm shkatërroi demokracinë e brendshëm, por problemi i madh ishte se ai ishte spektakël, jo Kongres. Bëri një nga autogolat më të mëdhenj. Referimi për lirinë është kur ti lë lirinë. Problemi i madh është ishte se nuk mund të bësh një mocion të tillë me kaq përgjegjësi të madhe, pa një strategji të qartë. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular