BallinaAktualitet“Javën që vjen hapet gara ndërkombëtare”, Ahmetaj: Do shemben mbi 250 pallate...

“Javën që vjen hapet gara ndërkombëtare”, Ahmetaj: Do shemben mbi 250 pallate e 4 mijë shtëpi

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, përballë ambasadorëve, ka shpalosur planin e rindërtimit, përmes 8 pikave thelbësore, ku do të bazohet.

Për 26 zonat zhvillimore Ahmetaj tha se është miratuar Kuadri Ligjor, është bërë vlerësimi i thelluar, ndërsa theksoi se javën që vjen, përmes një prokurimi ndërkombëtar do të hapet gara

Ahmetaj foli edhe për procesin e shpronësimeve, teksa prezantoi modelin e banesave që pritet të bëhen shtëpitë e reja të qytetarë. Nën moton “rindërto më mirë” qeveria shqiptare miratoi edhe platformën e aplikimit, ndërsa transparenca dhe konsultimi publik pritet të jetë shtylla e fortë e këtij procesi.

Ahmetaj shpjegoi se janë konfirmuar deri më sot 250 pallate të pabanueshëm, të cilët pritet të shemben, ndërsa këtë fat pritet ta kenë edhe 4 mijë njësi banimi individuale, 49 shkolla dhe 14 kopshte.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular