BallinaAktualitet"Ma nxori mazhoranca", Meta publikon letrën dërguar Brukselit: Për të shmangur çdo...

“Ma nxori mazhoranca”, Meta publikon letrën dërguar Brukselit: Për të shmangur çdo interpretim dashakeq

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar letrën dërguar komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi pas akuzave të maxhorancës së kërkon të bllokojë hapjen e negociatave. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nga foltorja e parlamentit akuzoi sot Presidentin Meta se po lobon kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë tek krerët e vendeve të BE-së. Ndërkohë që më pas u publikua dhe një pjesë e letrës së Kreut të Shtetit.

Në postimin e tij, Meta shkruan se publikimi i plotë i letrës bëhet për të shmangur çdo interpretim dashakeq.

“Të dashur gazetarë,
Meqenëse burime nga mazhoranca kanë servirur për një televizion, letrën zyrtare të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta drejtuar Komisionerit për Zgjerimin, për të krijuar keqkuptime, po detyrohemi ta publikojmë të plotë për të shmangur çdo interpretim dashakeq”, shkruan Meta.

Në letrën e tij Presidenti Meta ndër të tjera shkruan se mazhoranca socialiste që qeveris vendin kërkon të prishë balancat me qëllim marrjen nën kontroll të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk mund ta fsheh keqardhjen në lidhje me fotografimin e fakteve lidhur me procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese për të cilën thoni: ‘Ka një mosmarrëveshje në lidhje me të fundit anëtarë të nominuar si pasojë e një interpretimi të procedurave të emërimit nga Presidenti Republikës’. Padiskutim ka një mosmarrëveshje, në lidhje me procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues, por kjo vjen nga interpretimi i ndryshëm prej shumicës qeverisëse e cila tenton të kapë Gjykatën kushtetuese të vendit duke e shtuar këtë krizë Sui Generis në Shqipëri.
Si për ti komplikuar gjërat më keq, ju duhet të dini se kjo mazhorancë ka miratuar në Parlament një ligj anti kushtetues duke ndryshuar rregullat për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tek Presidenti i Republikës, siç parashikohet në Kushtetutë”, i shkruan Presidenti Meta komisionerit Varhelyi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular