BallinaKryesoreDeklaratat në Parlament/PD: 10 gënjeshtrat më të mëdha të Ramës sot pa...

Deklaratat në Parlament/PD: 10 gënjeshtrat më të mëdha të Ramës sot pa u skuqur fare

Partia Demokratike ka reguar ndaj fjales se Edi Rames sot ne Parlament duke numeruar sipas saj 10 gënjeshtrat më të mëdha të Edi Ramës sot pa u skuqur fare

Reagimi i PD

1. Gjoja u revoltua me ata nuk mbrojnë të ashtuquajturin ligj antiKÇK, por vetë erdhi në pushtet me Aleancën e Qelbësirave dhe të Kriminelëve.
2. Thotë se opinioni mbështet 72% të ashtuquajturin ligj antiKÇK, por nuk tregon se 87% nuk beson se qeveria do ta zbatojë ligjin kundër krimit.
3. Gjoja vajtoi për vajzat e trafikuara, por bëri deputetë 2 trafikantë vajzash, Arben Ndokën, Mark Frrokun dhe kryebashkiak një përdhunues, Elvis Roshin.
4. Bën sikur po lufton krimin e organizuar, por banda e Avdylajve është e regjistruar me Vangjush Dakon, që blejnë vota për Edi Ramën për t’i bërë surprizë 10 deputetë në Durrës.
5. Lavdëron si kurajoze Ministren e Drejtësisë, por nuk thotë pse bashkëshorti i ministres është peng për shkak të llogarive të dyshimta me bixhozin.
6. Flet për të burgosur që do të vuajnë me 41 bis, por Agim Kajmaku shëtit i lirë në mes të Tiranës dhe Edi Rama vazhdon ta majmë me tendera publikë.
7. “Vajton” për 28 kriminelë të liruar nga gjykatat, por nuk thotë se ata u liruan me firmën e drejtorëve të tij të burgut dhe kryebashkiakëve të tij garantë.
8. Deklaroi se për herë të parë po preken të paprekshmit, por deri tani nuk është konfiskuar asnjë pasuri domethënëse e krimit të organizuar.
9. Tha se pasuritë e politikanëve janë të kontrolluara, por nuk tha se ku i gjeti ai 2 milionë euro për të ndërtuar vilën luksoze në Surrel.
10. Shpalli dashurinë për shqiptarët, por në 7 vjet vetëm i ka vjedhur, u ka rritur taksat dhe i ka burgosur.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular