BallinaAktualitet"1.3 miliardë euro korrupsion në 2019", Dorjan Teliti: Raporti i KLSH fundos...

“1.3 miliardë euro korrupsion në 2019”, Dorjan Teliti: Raporti i KLSH fundos sërish propagandën e Ramës

1.3 miliardë euro korrupsion në 2019, Dorjan Teliti: Raporti i KLSH fundos sërish propagandën e Ramës, për fat të keq fundosja ndikon drejtpërdrejt shqiptarët, xhepin dhe shërbimet që ata marrin.

Vetëm gjatë 2019, plot 1.3 miliardë euro është fatura e korrupsionit, vjedhjes, paaftësisë, abuzimit dhe shpërdorimit me fondet dhe pronën publike nga qeveria dhe emisarët e saj në cdo qelizë të administratës publike, të cilët po zhvasin para largimit me turp nga qeveria, gjithcka po u del përpara.

Nëse flasim me gjuhë të thjeshtë për të kuptuar dëmin e shkaktuar, kjo keq-qeverisje i ka kushtuar vetëm vitin e kaluar cdo familje shqiptare mbi 1900 euro/vit ose 160 euro/muaj.
Pasi ua bleu votat shqiptarëve, kjo qeveri ua merr me dhjetëra fish përmes korrupsionit, vjedhjes dhe paaftësisë.

Po cfarë do mund të bëhej me 1.3 miliardë euro?
Do mund të dy-fishohesin pensionet.
Ose do mund të tre-fishohesin investimet publike, aq të nevojshme në rrugë, ujësjellësa, shkolla, spitale e qëndra shëndetësore, bujqësi, etj.
Pse jo, do mund të përmbyllej plotësisht dëmshpërblimi i ish të përndjekurve politikë dhe njëkohësisht të katër-fishohej fondi për ndihmën ekonomike & aftësinë e kufizuar.

Edi Rama dhe qeveria e tij, nuk kanë punuar asnjë ditë për shqiptarët. Të vetmit që kanë përfituar kanë qenë miqtë e tyre të afërt, klientelistë e oligarkë, të cilëve ua ka dhënë me përqindje pasurinë publike përmes, tenderave, licencave, koncensioneve, PPP, etj. Në 6 vite kjo qeveri ka shkaktuar dëme, korrupsion dhe abuzime marramendëse, duke arritur në mbi në 6 miliardë euro (mbi 9 mijë euro për cdo familje shqiptare).

Shqiptarët nuk duhet të ikin nga vendi, por nevojitet që të gjithë bashkarisht të largojnë shkaktarin e varfërisë së tyre.
Partia Demokratike është në krah të shqiptarëve. Bashkë do të clirojmë vendin nga grabitësit e pasurisë publike dhe abuzuesit e së tashmes dhe të ardhmes tonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular