BallinaKultureKëngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, merr çmimin artistja më e mirë...

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, merr çmimin artistja më e mirë Britanike

Ceremonia e “Global Awards” e zhvilluar në Londër të enjten ka shpërblyer me çmime disa artistë të njohur të tregut ndërkombëtar.

Njëra ndër to është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e cila fitoi çmimin “Artistja më e mirë britanike e vitit”.

E lumtur për këtë çmim, Dua publikoi një sërë fotografish nga mbrëmja e kaluar në rrjetin social Instagram.

Teksa pozonte me trofeun e saj në duar, Dua nuk la pa falënderuar fansat në mbishkrimin e fotografisë.

“Faleminderit të gjithë fansave dhe dëgjuesve dhe secilit në Global që ka votuar dhe ka mbështetur muzikën time! Faleminderit për çmimin “Artistja më e mirë britanike”! Një natë kaq argëtuese me më të dashurit e mi në një natë të veçantë”, shkroi Lipa në Instagram.

Dua përndryshe është duke punuar intensivisht që muajin e ardhshëm të sjell për fansat albumin e saj të paralajmëruar tash e sa kohë, “Future Nostalgia”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular