BallinaOP EDUnë jam një nga Shotat e PD që sot do ti kallim...

Unë jam një nga Shotat e PD që sot do ti kallim datën..

Nga Gentiana Maçi

Në vigjilje të 8 marsit te grave ( si përgjigje nervoze ndaj një shkrimi te shqiptarja.com, për kukullat e suksesshme të rilindjes dhe “shotat e së djathtës”. 6 Mars 2020, 5 gra të vrara! Ndërkohë, Policia e Shtetit në faqen e saj zyrtare ka thuajse që nga viti 2018 që nuk publikon me shifra rastet e dhunës, denoncimeve, kërkesave për mbrojtje, numrin e të dënuarve, shkallën e dënimit etj. E jo më të diskurojë apo të marrë vendime. Doemos, sepse për ta gratë janë fasadë… Teksa na shpaloset qorrazi me krenari “barazia në parti”. E po këto gra të kurdisura shkelin podiume e zënë foltoret e kongresit me fjalë të mëdha (por boshe!) e me veshje firmato, por nuk gjetën as kurajon e as dëshirën te kujtohen qoftë 1 minut per simotrat e tyre gra e vajza të Shqipërisë të vrara e dhunuara. Nuk gjetën fjalë për ato nëna me fjamilje në varfëri të plotë e në mjerim. Nuk guxuan në asnjë moment të cekin mungesën e shtetit e të pushtetit të tyre qe e shikojnë me adhurim, e të kthenin vështrimin pak më larg se sallat lluksoze e butaforitë e radhês. Nuk folën në fakt as për njëra tjetrën… Por si me magji, shpëtimi i erdhi nga burrat! Madje, burra të rishtë të partisë partisë, që pa teklif na i prezanton ato gra si shembuj, por pa i bashkëlidhur qoftë dhe një bëmë a një punë a një sukses, përveç fotove (plot fotoshop!) Dhe ja ku nis saga! Fasada! E deliri (siç e ka karakteristikë) na e prezanton hiçin si sukses e si shembull kur të gjithë në vetëdije e nënvetëdije e kemi të qartë se, suksesi është puna e kryer dhe rezultati pozitiv i arritur (të paktën në një botë paralele kështu është! Për të mos i hyrë çështjes së mundësive të barabarta dhe të meritokracisë, po të asaj botës paralele!) Më tregoni ju lutem arritjet e ministres (dhe ish ministrive) së Arsimit, të Ekonomisë, të Drejtësisë, të Energjitikes, të Kulturës, sepse më ka marrë malli të them fjalën “Faleminderit”! Grate shembuj, kanë bëma me impakte sado të vogla qofshin ato! E shembujt që ju na sillni nuk kanë asnjë, përveç bëmave të mbrapshta që mos e paçim.fatin e zi te na behen shembuj e modele (shembull: kujto protesten e studentëve – O ministrja mamit t’vet’, mesatarja 5.8.) E në vazhdë deliri, qorruar nga drita verbuese e fosforeshente rozë, jo çuditërisht nuk bëhet përçapje për të zbritur në tokë, por na fanisen gratë e vajzat e opozitës, që pozitarët e përkohshëm na i quakërkeshin Shota! Po po shotat e PD vs modelet e PS! Më kot po pyes, a është kjo etike për një burrë?! A duhen margjinalizuar gratë, për të krijuar steriotipe?! Sot ne luftojmë për barazi gjinore, e ne syte e mi si një shqiptare dhe si aktiviste, kjo luftë pa armë zjarri, nuk më përçon aspak, as ne cepat e trurit as dëshirën as detyrimin qe unë të jem burrë, as të sillem si burrë (ashtu siç mund të ketë gra që e kanë vendosur vete që t’i përafrohen burrave e të quhen e nderohen si burrnesha)! Lufta jonë janë të drejtat dhe mundësitë e barabarta! E teksa na shpërfaqje modelet e gjinite, pse ti zoteri, i arsimuar dhe familjar, besimtar e socialist nuk tentove të thuash dicka për të gjitha hallet e grave shqiptare por vazhdove linjën e partisë dhe të përçarjes “ne dhe ata”?! E vështirë përgjigja në kohë krize identiteti…doemos! Duke lexuar pacavuren tuaj pseudofilozofike, pa dashur të fyej aspak inteligjencën e askujt, aq më tepër njohjen e historisë së Shqipërisë, (si për ironi fati sërish na shfaqet muaji pranveror), le të kujtojmë datën 1 Mars 1928, pra në kohën e Mbretit Zog, adoptohet nga Parlamenti ligji për barazinë e të drejtave mes gruas dhe burrit dhe që urdhëron gratë e mbretërisë së tij të heqin dorë nga “çarçafi – ferexheja” (fakt për të cilin u shkruar dhe nje artikull gazetën franceze, “L’Intransigeant” nga gazetari R.Singer, me titullin “Tirana, qytet i lumtur” – A është sot, në 2020n, Tirana një qytet po aq i lumtur [si gratë e juaja!] është tjetër mesele…) Për të vijuar më tej përballje me llogjikën tuaj përçarëse dhe thuajse denigruese, po iu kujtoj të gjithë atyre që gabimisht mendojnë si ju, kush ishte Shote Galica (Qerime Radisheva) dhe pse gratë e vajzat e PD janë krenare të personifikohen me të, dhe pse ju mendoni se në këtē mênyrë, si të ngjasmit tuaj, tentoni t’i intimidoni! Shote Galica është nusja e maleve me synin dritë! Shota bëri histori e mbetet heroine! Ju kujtoj gjithashtu se e djathta ose më sak femra, që kurrë s’janë pajtuar me ju, janë mijëra si vajza mirditore të cilën e vdiqët në tortura me macen nën fustan. Ju kujtoj Sabiha Kasimatin e Musine Kokalarin, etj, etj. Por një socialist medoemos do na tregojë histori greke e romake por do përfundojë tek triumfi i luftës komuniste ( me fasaden e lindur 28 mijë yjesh të pashuar, me vajza me kordele të kuqe, me debatiksa e Lilo Labe), e tenton që Shotën ta lërë në hijen e një personazhi që mund të mbartë stisjen ironike (bij etërish!)

Sepse një socialist nuk ka thelb, ashtu si dhe në realitet! Ne ujrat e turbullta edhe të shkrimeve socialiste, çdokush mbytet teksa lodhet te gjejë thelbin që në fund rezulton thjesht… një fosile pa vlerë… fasadë verbuese fiktive… që të bën të të dhembin sytë!
Ja pra që ka ardh koha, që ballistët duhen dënuar sërish, bash si në kohën para dhe pas “malore”… komuniste dhe rilindase. E për t’ju kthyer nuses me gjerdan fishekësh e kunorë plisi, që mbetet si rrallëkund emër i përjetshëm përbri, legjendarve (por që në këto ditë të errëta pis dhe lapidari i saj në Fushë Krujë është si vet gjama e ktij vendi, e jo për faj te “shotave” por të”qindeve”…),i kujtojmë që emrin Shotes ja thirren burrat e dheut Azemi, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Sadik Rama, Sadik Bardhi i Rugovës e qindra trima e bashkëluftëtarë të saj. E pra ishin vitet 1908- 1909 kur bëhej kryengritje e përgjithshme shqiptare për të mposhtur errësirën e padijen, e për të ndriçu si krejt popujt e tjerë evropian. Bash si ne, sot në 2020n! Veç armët i kena ndrru! E ndërsa Shota i kallte datën cetnikëve serbë, shotat e PD sot i kallin daten grave te minishengenit ballkanik e i faniten ne sfondet kongresore modelistesh aurave rozë! Si nje nga shotat e PD, do të doja t’iu thoja zonja e zotërinj, që keni harruar nga keni ardhur e dite pas dite po shkoni në theqafje pa shpëtim e kujtohuni para se të jetë vonë! Ndalu beg se ka hendek! E ta dini mirë se pranvera vërtet me nji lule s’vjen por pranvera vjen në Mars! E dielli në pranverë edhe ndrin por dhe ftyrën ta nxin!… E ta dijë mirë kushdo që dyshon, që shotat nuk marrin leje por as nuk shtiren e as spërdridhen, e ashtu sic Shota dhe luftën e bëri herë si prijëse e herë krah per krah me familjen e saj ashtu dhe shotat e PD dhe Shqipërisë do jenë aty ku duan të jenë e kur duhet të jenë, se besojnë në Zot e familje! E nese ju citoni vetëm emrat e grave te radheve tuaja fasadë, duke bërë sikur harroni që janë thjesht kukulla te kurdisura nga mendja e kalbur e një lideri dhunues grash (fundja si paraardhësit tuaj qe jetonin me parulla, por ne ndryshim nga ju qe i vishni e i stisni me firmato nga lekët tona, ata i burrërizonin me mustaqe e pantallona doku), shotat e PD-së nuk kane nevojë për emra fasadash, secila grua është një Shotë me çetë, e secila Shotë ka zgjedhur të jetë aty, të mos urdhërohet a t’i bindet rreshtoreve! Shotat e PD jane modeli i gruas dhe familjares, e Shotat e PD bash sic Shote Galica me kalë te bardhe arriti të çajë rrethimet e garnizonit armik, Shotat e PD e çdo grua e vajzë shqiptare që asgjë nuk e lidh me pseudomiset me shkëlqim të rreme, me zemrën e bardhë e forcën e brendshme, herë t’u pas në krah burrat e herë t’u qenë në krah të burrave, herë t’u pri e herë t’u mbështet, do ja zbardhin faqen qe ja nxitë Shqipërisë së shqiptarëve! #UneJamNjeShotë

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular