BallinaKronikeAksident në Laprakë, përplasjen 2 automjete, vdes pasagjeri. I hehur në timon...

Aksident në Laprakë, përplasjen 2 automjete, vdes pasagjeri. I hehur në timon si tentoi shoferi të fajësojë viktimën

Fatal ka rezultuar fati i një pasgjeri, i cili ka humbur tragjikisht jetën mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Laprakë. Ne aksident janë përfshirë dy automjete, ndërkohë që njëri prej psonave qe udhetonin ne keto mjete ka ndërruar jetë.

Aktualisht nuk dihet ende identiteti i personit që ka humbur jetën, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Policia e Tiranes ka dhene detaje nga aksidenti qe ndodhi gjate nates ne Laprake, ku per pasoje nje person humbi jeten.

Nga Shërbimet e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Ç., 30 vjeç, sepse rreth orës 23:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin është përplasur me një mjet me drejtues shtetasin A.S.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi F.A., pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin A.Ç. Ky shtetas gjatë marrjes në pyetje ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore duke thënë se drejtues mjeti ka qënë shtetasi F.A.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Deklarim i remë para oficerit të policisë Gjyqesorë ” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular