BallinaAktualitetHoroskopi 9 mars, ja parashikimi i yjeve për ju

Horoskopi 9 mars, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Dita pozitive: Java fillon përsëri, duke vendosur në rrugën e duhur një përzierje midis fantazisë dhe sensit praktik. Do të keni mundësi të shkoni mirë në situata të ndryshme! Kanalizoni dëshirën tuaj për rinovim, eksplorim dhe ndjekje të motivimeve të reja. Kujdesuni për dietën tuaj dhepërtypni avash: përtypja e çdo kafshimi mirë shpejton metabolizmin.

Demi

Dita prodhuese, siç përshtatet me temperamentin tuaj; hapa të vegjël, por konstante, në fund të fundit janë ato që ju lejojnë të mbuloni distanca të gjata. Një gjë është e sigurt, nuk keni nevojë të bëni bërryl për të dalë! Do kuptoheni pothuajse në mënyrë të përsosur me të dashurin tuaj. Do jeni mjaft të ngrohtë dhe pasionantë.

Binjakët

Për të shmangur dhimbjen e kokës, është më mirë të ruani qetsinë tuaj dhe të hartoni strategji; mos u kapni në ankth dhe nervozizëm. Në punë, tregohuni të saktë dhe të organizuar mirë, pavarësisht nga biznesi juaj. Kaloni pak kohë me familjen tuaj, do ju shërbejë më së miri.

Gaforrja

Do keni shanse të shkëlqyera për të arritur suksese. Kështu që shfrytëzojeni momentin sepse fati nuk do të presë: nëse doni të arrini një qëllim ‘special’, angazhohuni! Nëse jeni çift, do të ketë momente të lumtura që do të ngrohin bashkimin tuaj edhe më shumë. Nëse jeni vetëm, do të jetoni një aventurë të shpejtë, por të paharrueshme.

Luani

Sqaroni idetë tuaja në mënyrë që të vazhdoni punën me organizimin maksimal të mundshëm, zgjidhni edhe llogaritë e shtëpive. Nëse keni një lidhje dashurie të lumtur, ju e kuptoni se ia vlen të investoni emocione dhe energji për ta bërë atë edhe më të lumtur.

Virgjëresha

Përfitoni nga intuita dhe do të shihni se se çdo marrëveshje që deri më dje ju është dukur e pamundur, sot mund të bëhet realitet. Nëse jeni duke kërkuar për një partner të ri, kujdes nga mashtrmet! Nëse jeni çift, do kaloni momente të nxehta me partnerin.

Peshorja

Përpiquni të merrni gjithçka në mënyrë më të lehtë! Hëna do jua bëjë t’i shihni gjërat më të komplikuara sesa janë në të vërtetë. Kështu që dilni hapur, sigurohuni që çështjet më në fund të diskutohen plotësisht, si në punë ashtu edhe në shtëpi. Fati do të kujdeset për pjesën tjetër.

Akrepi

Mbështetuni në intuitën tuaj! Ju keni imagjinatë dhe vetëbesim të madh: këto janë cilësi të nevojshme për të arritur qëllimin! Do përjetoni ndjesi të zjarrta dhe do nxiteni të bëni disa shkelje të lezeçme me partnerin që ju tërheq jashtë mase.

Shigjetari

Ju jeni të përfshirë në shumë aktivitete dhe për këtë arsye do ndiheni shumë të lodhur dhe stresuar. Mos lini pasdore dashurinë. Dëshira dhe pasionio do ju japin mundësi të keni një dialog shumë të mirë me partnerin tuaj. Gjeni mundësi për t’u çlodhur.

Bricjapi

Fati është në anën tuaj! Hëna, Marsi dhe Jupiteri do të bëjnë që shumica prej jush të ndjehen më mirë se zakonisht, të gëzuar dhe shumë më të shoqërueshëm: do të keni një dëshirë të madhe për turmat dhe jetën shoqërore frenetike. Në punë, gjithçka bëhet e shkëlqyeshme ndërsa në dashuri mund të rinovoni premtime, të rivendosni interesin dhe mirëkuptimin në çiftit, edhe nëse nuk jeni më të rinj.

Ujori

Edhe nëse ndiheni të mbërthyer në situata që nuk janë për ju, mos u shqetësoni, ju keni të gjitha mjetet për të dalë prej saj. Ju jeni shumë karizmatikë dhe të vendosur në gjërat që bëni dhe këto cilësi do t’ju lejojnë të magjepsni njerëzit që keni afër dhe t’i çoni ato në pozicionet tuaja. Nëse jeni i vetëpunësuar, mbani një profil të ulët, mos nxitoni.

Peshqit

Shkëputuni nga çdo gjë nëse ndiheni të lodhur ose dëshironi të analizoni me qetësi një situatë komplekse. Ju mund të ndjeheni të zhgënjyer nga sjellja e një personi që ju keni synuar: ndiheni i tradhtuar, por nuk është ashtu siç duket. Në dashuri jeni dekoncentruar, por partneri është njësoj në krah, ai ju kupton shumë mirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular