BallinaAktualitetKonfirmohet shqiptari i parë me koronavirus në Itali, është nga...

Konfirmohet shqiptari i parë me koronavirus në Itali, është nga…

Është konfirmuar rasti i parë i një shqiptari të prekur nga koronavirusi. Pavarësisht se nuk dihet emri i tij, oranews raporton se ai është një 43-vjeçar dhe me origjinë nga Kuçova. Shqiptari është banues në Codogna të Italisë dhe ka qëndruar në spital.

Të afërmit e tij kanë deklaruar se 43-vjeçari e ka kaluar sëmundjen, por do të vijojë të qëndrojë në spital dhe për pak kohë. Të afërmit nuk japin më shumë informacion për shkak të ruajtjes së privatësisë, por shtojnë se ai tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se në Itali deri më tani janë prekur rreth 6 mijë persona ndërsa numri i vdekjeve i ka kaluar tashmë 230 njerëz. Këtë të diel qeveria italiane ka vendosur vijën e kuqe për thuajse të gjithë veriun e Italisë, duke bllokuar kësisoj rreth 16 milionë njerëz në karantinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular