BallinaAktualitetEMRI/ Shkoi në Itali tek vajza për kurim, u infektua nga dhëndri,...

EMRI/ Shkoi në Itali tek vajza për kurim, u infektua nga dhëndri, vdes nga koronavirusi, 55-vjeçarja nga Durrësi

Eshte identifikuar shqiptarja që ndërroi jetë në Itali, pasi ishte prekur nga koronavirusi. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BW’ se bëhet fjalë për shtetasen Qamile Shera, e cila banonte në lagjjen nr.10 në Durrës.

Mësohet se Shera vuante nga diabeti, ndërsa ishte nisur për kurim në Itali, pasi atje kishte vajzën, e cila ishte martuar me një italian. Mësohet se gruaja e kishte marrë virusin nga dhëndri i saj, ndërkohë që nuk mundi të mbijetonte.

foto galeri

“BalkanWeb” ka siguruar dhe certifikatën e vdekjes së 55-vjeçares, ndërkohë që trupi i saj pritet të vijë të enjten në atdhe dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit.

Fakti që një shqiptare ishte mes viktimave koronvirusi në Itali, ishte konsullja shqiptare në Milano, Anila Pojani. Konsullja në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype për emisionin “Real Story” në “News 24” konfirmoi faktin se në Itali ndërroi jetë edhe një shqiptare nga Durrësi. Pojani tha se aktualisht familjarët e së ndjerës janë për momentin në karantinë.

“Kemi konstatuar se qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak dhe ka rezultuar pozitive me koronavirus. Dokumentacioni zonjës ka mbërritur sot në Konsullatë. Djali, vajza dhe bashkëshorti i të ndjerës janë të gjithë në karantinë. Ceremonia mortore është pezulluar, për shkak të situatës. Të gjithë viktimat janë në morget përkatëse. Ky virus u përhap shpejt dhe ishte i panjohur. Masat parandaluese këtu në Shqipëri u morën shumë shpejt, u pezulluan aktivitetet sportive, kulturore, u mbyllën muzetë, teatrot etj”, tha Pojani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular