BallinaAktualitetDom Gjergj Meta ngre duart nga Zoti: Lutem që Koronavirusi të mos...

Dom Gjergj Meta ngre duart nga Zoti: Lutem që Koronavirusi të mos marrë më asnjë jetë

Teksa Coronavirusi po përhapet me shpejtësi edhe në vendin tonë, ku deri tani janë regjistruar 10 raste, nuk mungon lutja publike që bën Ipeshkvi Dom Gjergj Meta.

Kleriku i njohur katolik, përmes një postimi në profilin e Dioqezës së Rrëshenit, ngre duart lart për ti kërkuar Zotit sa më pak të prekur e sa më pak viktima.

Dom Gjergj Meta:

“Një lutje prag mbrëmje …

Lutem që koronavirusi të mos marrë më asnjë jetë,
Por dua që hyrja e tij në jetët tona të na nxisë të ndryshojmë jetë;

Lutem që ky virus të mbarojë sa më shpejt,
Por dua që të mos mbarojë dëshira jonë për t’i dhënë një kuptim jetës;

Lutem që spitalet tona të zbrazen sa më shpejt nga të sëmurët me koronavi,
Por dua që spitalet tona pas kësaj të jenë vendi i kujdesit për njeriun;

Lutem që mjekët dhe infermierët tanë të marrin frymë lirshëm nga lodhja që kanë,
Por dua që e gjitha kjo t’i shtyjë ata drejt humanizmit dhe kujdesit për njeriun;

Lutem që kufijtë tanë të hapen sa më shpejt e të lëvizim të lirë,
Por dua që këto kufij të mos jenë më mure që na ndajnë nga njëri-tjetri;

Lutem që të gjendet sa më shpejt ilaçi kundër koronavirusit,
Por dua që industritë farmaceutike të jenë në shërbim të shoqërisë.

Lutem që sa më shumë ta ndihmojmë njëri-tjerin,
Por dua që kjo të vazhdojë edhe kur koronavirusi të mos jetë më.

Dua dhe lutem. Lutem dhe dua. Lutem sikur gjithçka të varej prej Hyjit e dua sikur gjithçka të varej prej meje.

Ndaj të lutem o Zot! Na ndihmo të bëjmë çka është e duhur e të mos harrojmë çka është me vlerë për vete e për të tjerët. Na jep dashuri për jetën tonë dhe të tjerëve!

Një natë të qetë me Zotin e dashurisë në zemër!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular