BallinaKronikeGjendet i vdekur një 44 vjeçar në Sukth, policia jep detajet

Gjendet i vdekur një 44 vjeçar në Sukth, policia jep detajet

Policia e Durrësit ka njoftuar ditën e sotme se është gjetur përsëri një person i pajetë rreth orës 13:15 në Sukth. Bëhet fjalë për një 44 vjeçar i cili është gjetur i pajetë në afërsi të rrugës dytësore.

Sipas policisë nuk janë konstatuar shenja dhune ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Durrës/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2020, rreth orës 13:15, në Fermë  Sukth, është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth shtetasi E.K.,44 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarje“, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular