BallinaAktualitetKompanitë shqiptare fillojnë të zbatojnë “punën e zgjuar” nga shtëpia, Shehaj: Të...

Kompanitë shqiptare fillojnë të zbatojnë “punën e zgjuar” nga shtëpia, Shehaj: Të bëhet me detyrim

Teksa koronavirusi po përhapet në Shqipëri, kompanitë më të mëdha kanë filluar që të zbatojnë të ashtuquajturën “smart working”, ose punën nga shtëpia. Kjo metodë po përdoret shumë në Itali, që prej dy javësh, si një metodë që shmang kontaktet fizike.

Agron Shehaj, sipërmarrës i call center në një status në Facebook tha se ai ka vendosur ndërprerjen e punës në kompanitë e tij në Tiranë të rreth 1 mijë punonjësve dhe aktivizimin e punës nëpërmjet Smart Working.

I kontaktuar nga Monitor, Shehaj tha se është marrë vendimi për kompanitë IDS, Local Web, Direct24, ku ai ka shumicën e aksioneve, ndërsa nuk ka një vendim të tillë për Comdata.

Shehaj ka bërë thirrje që puna nga shtëpia nuk duhet të jetë zgjedhje, por detyrim.

“E vetmja mënyrë të pengohet një epidemi e mundshme është qëndrimi i njerëzve brenda, i të gjithëve, dhe dalja vetëm për nevoja të domosdoshme, si blerja a ushqimeve dhe ilaçeve.

Kjo nuk duhet të jetë zgjedhje e lirë, por detyrim!

Pjesa më e madhe e tyre do të kenë mundësinë që të punojnë nga shtëpia duke përdorur teknologjinë.

Është vendim drastik, por fatkeqësisht është e vetmja mënyrë e sigurt për të ruajtur shëndetin e bashkëpunëtorëve të mi dhe familjeve të tyre. Kam përjetuar personalisht përhapjen e koronavirusit ne Milano dhe jam i bindur që duhet të mësojmë nga gabimet në Itali dhe të marrim menjëherë masa drastike.

Të gjitha përkujdesjet mund të ndihmojnë për ndalimin e epidemisë, por e vetmja gjë e sigurt është kufizimi në maksimum i kontaktit mes njerëzve”, tha Shehaj në faqen e tij në facebook.

Edhe IDRA, një kopani kërkimesh tregu dhe konsulence njoftoi se puna e stafit do të vazhdojë online. “Duke vlerësuar situatën me seriozitet, IDRA ka marrë vendimin dhe ka bërë të gjitha përgatitjet që puna e stafit të vijojë nga shtëpia, online. Duke filluar nga nesër, prezenca ne zyra do të jetë minimale vetëm për çështje emergjencash. Puna gjithsesi do të vijojë normalisht nëpërmjet platformave tona online. Duke shprehur besimin se kjo situatë do të kalojë shpejt, dhe se nuk ka nevojë absolutisht për panik, ju ftojmë të gjjthëve të zbatojmë rigorozisht rregullat që kërkojnë specialistët e fushës dhe te minimizojmë kontaktet në grupe”, njofton kompania në faqen e saj në facebook.

Përhapja e koronavirus

Deri tani numri i të prekurve nga koronavirusi në vend ka arritur në 10 raste të konfirmuara. Qeveria mori dje vendimin për pezullimin e shkollave publike dhe jo publike deri në 3 prill. Sot, qeveria vendosi që punonjësve të administratës publike të cilët kanë fëmijë të vegjël deri në parashkollor do t’ju jepet leja të qëndrojnë në shtëpi deri në 23 mars (për njërin nga prindërit).

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular