BallinaBotaNë përballje me Maduron/Opozita e Venezuelës marshon drejt Kongresit

Në përballje me Maduron/Opozita e Venezuelës marshon drejt Kongresit

Të martën, opozita e Venezuelës do të marshojë drejt qendrës  së qytetit Caracas, me qëllimin për të rigjetur kontrollin e legjislaturës kombëtare, e cila u kap nga ligjvënësit pro-qeverisë në janar, duke u përballur me qeverinë e Presidentit Nicolas Maduro.

Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Juan Guaido me javë të tëra, i ka nxitur venezuelanët të bashkohen në miting, si një mënyrë për të ringjallur protestat në rrugë kundër Maduro, protesta të cilat u rritën në vitin 2019, por janë zbehur ndërsa Partia Socialiste është ngjitur në pushtet, raporton Reuters.

Tubimi do të jetë një tjetër provë e aftësisë së Guaido për të mobilizuar mbështetësit e tij, të cilët janë bërë gjithnjë e më të lodhur me krizën ekonomike të vendit dhe paaftësinë e opozitës për të larguar Maduron, megjithë një program të gjerë sanksionesh nga SHBA.

“Më 10 Mars, venezuelasit do të ushtrojnë të drejtat e tyre në rrugë,” u tha Guaido gazetarëve në një konferencë shtypi të hënën në lidhje me marshimin.

“E vetmja mundësi në dispozicion për venezuelasit është t’i shpëtojnë kësaj katastrofe.”

Protesta ka të ngjarë të takojë rezistencë të ashpër nga forcat e sigurisë, të cilat u vendosën në të gjithë vendin të hënën, si pjesë e ushtrimeve ushtarake të urdhëruara nga Maduro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular