BallinaAktualitetZYRTARE/Shkon në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

ZYRTARE/Shkon në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Shkon në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Përveç 6 të prekurve të një dite më parë, nga 114 persona që iu janë nënshtruar analizave për COVID 19, ka edhe 4 persona të tjerë pozitiv me këtë virus.

“Janë testuar në ISHP 114 raste, vetëm 10 janë pozitiv me këtë virus. Janë 2 rastet që kanë qënë dje, janë 6 vetë kontakte të tyre dhe kemi edhe 2 raste të reja të panjohura me këta raste”, deklaroi për mediat zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Rakacolli tha ndër të tjera se: “Kemi një të sëmurë pas kthimit nga Milano dhe një të sëmurë në Durrës”.

Ajo këshilloi ndër të tjera se: “Qytetarët duhet të vazhdojnë të zbatojnë masat që janë thënë nga ekspertët, që ne po shohin se nuk po zbatohen. Duhen evituar grumbullimet e mëdha, nuk duhet të shohim njerëz nëpër kafene, restorante, të evitojmë transportin publik, të shmangen daljet e panevojshme nga shtëpia. Nëse merren këto masa, ne i kemi masat për të përballuar kapacitetet. Sistemi është në këmbë, ju lutem qytetarëve të bashkëpunojnë”,-sqaroi ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular