BallinaAktualitet4 masat urgjente, Shehu: Rama të nxjerrë konkluzione nga "paniku" që po...

4 masat urgjente, Shehu: Rama të nxjerrë konkluzione nga “paniku” që po përhap Merkeli

Nga Tritan Shehu.

Dje Merkel deklaroi duke hapur “panik” se “mund të kontaminohen 60-70% e popullsisë së Gjermanisë”, për realizëm e si bazë strategjike e përballjes.

Në këto kushte, duke ndjekur edhe strategjinë gjermane si dhe atë të Italisë, përpjekjet, përveç atyre epidemiologjike të përgjithshme, duhen koncentruar me urgjencë edhe në Shqipëri në disa kolona, pavarësisht kohës së çmuar të humbur që prej fundit të janarit:

1- Forcimi e konkretizimi i punës së Kujdesit Parësor me bazë mjekun e familjes, si lidhësi direkt me popullatën e identifikuesi kryesor i rasteve të dyshimta. Kjo kërkon menjëherë pajisjen e këtij sektori, mbrojtjen e personelit dhe instruktimin e tij. Qytetarët duhet të komunikojnë 24 orë mbi 24 me mjekun e tyre të familjes dhe ai më tej të japë alarmin e të kërkojë mbështetje. Teoria e koncentrimit të të gjithë Shqipërisë te 127-ta, shumë shpejt do të çoje në kolapsin e saj.

2- Rastet e dyshimta si kontakte të afërta me të infektuarit duhet të vendosen në disa karantina speciale të shpërndara. Teoria e një karantine në Durrës për të gjithë Shqipërinë është iluzion, që do të çojë në kolaps. Ajo e vet-karantinimit në përgjithësi për këta është falimentimi i shtetit.

3- Aktivizimi menjëherë i klinikave të sëmundjeve infektive në çdo qark me së paku 20-25 shtretër secila. Teoria e koncentrimit të të gjithë të infektuarve në Tiranë është e rrezikshme dhe shpejt do të çojë në kolaps. Aventurë do të ishte lënia masive e të sëmurëve me simptoma të lehta në shtëpi.

4 – Shërbimi i Reanimacionit tashmë qartësisht është baza e uljes së mortalitetit nga ky virus dhe kjo kërkon një koncentrim të përpjekjeve. Këtë theksoi dhe Merkel dje si koncept strategjik, këtë po bën edhe Italia që dislokoi 1 miliardë euro për dyfishimin e posteve të reanimacionit në dy javë dhe që deri të shtunën do të ketë instaluar 4000 respiratorë të rinj.

Në kushtet tona, edhe pse me një vonesë 45 ditësh nga kërkesa, në një situatë absolutisht të papërshtatshme të reanimacioneve për të përballuar një fluks të madh pacientësh të tillë, është e domosdoshme hapja si fillim e rreth 200 posteve të reja Terapie Intensive komplete, të shpërndarë në Tiranë dhe në qendrat kryesore të vendit, se koncentrimi i të gjitha rasteve të tilla në qendër do të jetë i pamundshëm e do të çojë në kolaps.

Këto masa urgjente, tashmë të vonuara, duhet të implementohen duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë, me një financim të menjëhershëm emergjent për sistemin prej disa dhjetëra milionë euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular