BallinaPolitikeRama mesazh të rëndësishëm qytetarëve për koronavirusin: Të përballojmë me sa më...

Rama mesazh të rëndësishëm qytetarëve për koronavirusin: Të përballojmë me sa më pak pasoja armikun e padukshëm

Kryeministri Edi Rama publikon videon, që tregon aksionin e policisë për mbylljen e diskove, klubeve të natës e palestrave, në kuadër të masave shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndër të tjera, Rama iu bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për të përballuar me sa më pak pasoja armikun e padukshëm që kërcënon shëndetin e të gjithëve.

Mesazhi i Ramës:

🔴 FRIKË JO, KUJDES PO!

🔴 MBYLLUR mbrëmë diskot, klubet e natës, palestrat dhe nga sot edhe mjediset e mbyllura për argëtimin e fëmijëve… FALEMINDERIT TË GJITHË PRONARËVE TË TYRE PËR MIRËKUPTIMIN DHE KONTRIBUTIN KONKRET NË VIJËN MBROJTËSE TË LUFTËS🙏

🔴 MASAT SHTRËNGUESE DO TË VIJONË SIPAS PLANIT DHE KONTRIBUTI JUAJ, I ÇDO QYTETARI ËSHTË ESENCIAL PËR PËRBALLIMIN ME SA MË PAK PASOJA TË ARMIKUT TË PADUKSHËM QË KËRCËNON SHËNDETIN TONË E TË NJERËZVE MË TË DASHUR RRETH NESH🙏

#tëBASHKUAR #njëSHTETnjëFAMILJE

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular