BallinaKryesoreFOTO/Pozitiv me Covid-19, Rugani thyen heshtjen, C.Ronaldo nuk rikthehet në Torino, futet...

FOTO/Pozitiv me Covid-19, Rugani thyen heshtjen, C.Ronaldo nuk rikthehet në Torino, futet në karantinë

Daniele Rugani tronditi klubin e Juves dhe jo vetëm teksa rezultoi pozitiv me Covid-19. Në orët e vona të së enjtes, mbrojtësi italian theu heshtjen me anë të një postimi në rrjetet sociale: “E keni lexuar lajmin dhe për këtë arsye dua të qetësoj të gjithë ata që janë shqetësuar, jam mirë. Ftoj të gjithë të respektojnë rregullat pasi ky virus nuk bën përjashtime! Ta bëjmë për veten tonë, për të dashurit tonë, për ata që na rrethojnë, faleminderit”, shkruan Rugani në profilin e tij në Instagram.

Rugani

Klubi i Juventusit, që bëri publik këtë lajm, njoftoi ndër të tjera se Rugani është futur menjëherë në karantine por frika është shumë e madhe pasi lojtari ka qenë gjatë të gjithë kohës i grumbulluar me ekipin e parë. Kjo situatë ka bërë që futbollistët e Juves por dhe të Inter, kundërshtari i fundit i “Zonjës së Vjetër” të futen në karantinë.

foto galeri

foto galeri

Frika është e madhe edhe për C.Ronaldon i cili ka vendosur të mos kthehet në Torino por të qëndroj në Portugali aty ku kishte fluturuar mbrëmjen e djeshme për ti qëndruar pranë nënës së tij. Sipas disa burime pranë lojtarit, Ronaldo ishte që në fillim kundër vendim të UEFA-s për të luajtur sfidën kundër Lyon në Champions League, tashmë as që bëhet fjalë të rikthehet pasi në të tilla kushte emergjence, të qëndrosh në shtëpi është zgjedhja më e mirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular