BallinaKryesoreMjeku nga SHBA: Ja kur pritet të jetë gati vaksina per Koronavirusin...

Mjeku nga SHBA: Ja kur pritet të jetë gati vaksina per Koronavirusin…

Duket se kjo pandemi botërore nuk do të ketë një vaksinë. Është kjo përgjigja që erdhi nga SHBA, nga mjeku Arban Domi, Drejtor i Zhvillimit të Vaksinave në “Geovax”, një nga kompanitë e njohura të prodhimit të vaksinave në botë.

Dr. Domi, tha se kompania ku ai punon  është në fazën e zhvillimit të vaksinës në laborator, por deri në krijimin dhe përdorimin e saj do të duhet të kalojnë 1.5- 2 vjet.

Megjithatë Domi tha se ngrohja e temperaturave pritet të sjellë përmirësim të situatës.

Arban Domi: Kemi filluar zhvillimin e një vaksine për koronavirusin. E koncpetuam dhe po e ndërtojmë në laborator nëpërmjet mënyrave dhe teknikave molekulare dhe gjenetike, për ta vënë në provë tek kafshët.

Është në fazë laboratorike dhe shpresojmë ta kemi gati në dy muajt e ardhshëm dhe në fillim të qershorit ta provojmë tek kafshët.

Vaksina së pari konceptohet, në bazë të njohurive që kihet për virusin apo familjen e këtij virusi. Kjo vaksinë bazohet në bazohet në viruset sars dhe mërs.

Faza e dytë është ajo laboratorike, përgatitja në laborator.

Faza e tretë, testimi në kafshë.  Fillimishtr për të parë reagimin imunitar dhe më pas kafsha infektohet dhe shihet reagimi i vaksinës.

Faza e katërt, është përgatitja për njerëzit por kjo kërkon rreth 6 muaj kohë. Testet tek njerëzit vzhdojnë 3-6 muaj. Dhe më pas prodhimi i vaksinës , që kërkon deri në 1 vit.

Blendi Fevziu: Sa kohë do duhet për ta patur këtë vaksinë?

Në rastin më të mirë 1.5-2 vjet nga dita e sotme. Në kushte normale merr 15 vjet për t’u zhvilluar, në rastin konkret, po shkurtohen etapat.

Me masat që po merren kudo nëpër botë, besoj në 2 muajt e ardhshëm, sidomos rritja e temperaturave do të favorizojë uljen e epidemisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular