BallinaAktualitetIdentifikohet familja me koronavirus, kërkohet taksisti që i çoi në Fier

Identifikohet familja me koronavirus, kërkohet taksisti që i çoi në Fier

Bashkia e Fieri ka nisur kërkimet për të identifikuar shoferin që ka dërguar familjen e Eduart Sulos në Dërmënas.

Shoferi i ka marrë ato nga Zogu i Zi dhe i ka çuar në shtëpi.

Njoftimi i Bashkisë Fier:

Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19, i bëjmë thirrje shoferit që ka transportuar familjen e Eduart Sulo nga Zogu i zi në Dërmënas që të vetëizolohet dhe të kërkojë menjëherë ndihmën mjekësore, pasi kjo familje është e prekur nga virusi. Transporti i kësaj familjeje është bërë në datën 3 mars, rreth orës 7:00.

Ndërkohë u morën masat menjëherë nga Njësia Administrative Darzezë, duke njoftuar mbylljen dhe izolimin për arsye sigurie edhe të dyqanit ku kjo familje ka kryer pazaret gjatë kësaj kohe.

Policia po punon edhe për gjetjen e vajzës së familjes, banuese në Qenas, e cila u ka ka shërbyer gjatë kësaj kohe prindërve.

Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazë:

qëndrimin në shtëpi dhe higjenë maksimale personale për veten dhe të tjerët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular