BallinaAktualitetIsh-sportisti i Vllaznisë: Kam shenjat e Covid-19, por mjekët kanë 3 ditë...

Ish-sportisti i Vllaznisë: Kam shenjat e Covid-19, por mjekët kanë 3 ditë që nuk vijnë

Një person telefonoi në studion e lajmeve të Ora News, duke treguar se kishte pasur kontakt me një nga personat e infektuar me koronavirus në vend.

Personi, i cili nuk u identifikua, pretendon se ka prej të martës më temperaturë të lartë, ndërsa ka telefonuar në numrin e urgjencës, 127, por ato i kanë thënë se “e kanë futur në sistem dhe do t`i bëjnë analizat”.

“Kam që të martën që kam qëndruar në shtëpi. Kam pasur temperaturë, jam munduar të kem kujdes, duke e trajtuar veten me lëngje. Kam telefonuar mbi tre herë të martën 127, i kam treguar se kam pasur kontakt me të infektuarit. U kam dhënë adresën, numrin e telefonit dhe u kam kërkuar të më vijnë të bëjnë testin te shtëpia. Më thanë që e kanë hedhur në sistem dhe do vijmë të bëjmë testin. Që të martën më kanë thënë do vijnë”, u shpreh ai.

Më tej, ky shtetas u shpreh se pasi nuk kishte shkuar urgjenca, i kishte shkruar dy mesazhe kryeministrit Edi Rama. Por as ai nuk i ka kthyer përgjigje, pretendoi telefonuesi. Në këto kushte, ai i dërgon mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka publikuar rastin në rrjetet sociale.

“Nuk u kam telefonuar më, i kam dërguar kryeministrit dy mesazhe dhe nuk më ka kthyer përgjigje. Ja kam çuar Sali Berishës dhe ai i ka publikuar në fb. Janë të vërteta të gjitha ato që shkruan ai. Nuk dua të fusë ngjyra politike këtu”, tha ai.

Më tej, ai shtoi se qëndron në shtëpi, ushqimet ia sjellin shokët, ndërsa thotë se vijon të ketë temperaturë të lartë. Ai tregon se me një nga personat e infektuar me koronavirus është takuar të dielën, ndërsa dy ditë më pas i jaë shfaqur simptomat. Personi bën apel që t`i kryhen analizat, ndërsa thotë se nuk do të dalë nga shtëpia pasi nuk do që të infektojë persona të tjerë, nëse është me koronavirus.

“Unë rri në shtëpi dhe nuk dal që prej të martës. Ushqimet mi kanë sjellë shokët, i kanë lënë të derën. Të dielën kam takuar personin e infektuar. Më ka filluar temperatura e lartë të martën dhe të mërkurën. Jam duke pirë këto lëngje, ndonjëherë djersitem dhe lirohem. Temperatura vazhdon të jetë e njëjtë, nuk stabilizohet. Kanë telefonuar shumë njerëz, gjithashtu dhe Shkodra Sport. Unë kam qenë ish-sportist i Vllaznisë. Askush nuk ka ardhur. Do qëndroj i izoluar sepse po dola jashtë mund të marrë dhe persona të tjerë mund t`i marrë në qafë. Është shumë gabim i madh të dalë unë jashtë”, thotë ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular