BallinaAktualitet“Jeni heronjtë tanë!”, Basha mesazh personelit të spitalit Infektiv: E gjithë Shqipëria...

“Jeni heronjtë tanë!”, Basha mesazh personelit të spitalit Infektiv: E gjithë Shqipëria ju sheh me admirim…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përgëzuar për punën e palodhur personelin e spitalit Infektiv në Tiranë, i cili është kthyer tashmë në karantinë për personat e prekur nga koronavirusi.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Basha thekson se këta mjekë janë heronjtë tanë, ndërsa shpreson që t’u japë Zoti forcë e kurajo për të përballuar këtë sfidë. Mes të tjerash Basha pohon se e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!

MESAZHI I BASHËS

Të dashur mjekë, infermierë dhe punonjës të shëndetësisë kudo në Shqipëri dhe personeli i Spitalit Infektiv në Tiranë!

Jeni heronjtë tanë!

Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë e bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkëqytetarëve tuaj.
Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj!
Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular