BallinaAktualitetNdalimqarkullimi për Koronavirusin/Lëvizën pa autorizim, ndëshkohen 509 drejtues mjetesh në 7 qytete

Ndalimqarkullimi për Koronavirusin/Lëvizën pa autorizim, ndëshkohen 509 drejtues mjetesh në 7 qytete

Shqipëria ka hyrë sot në ditën e parë të ‘fundjavës së shtet-rrethimit’, ku është ndaluar qarkullimi i automjeteve private përvec atyre që kanë autorizim. Kjo masë është ndërmarrë nga qeveria në kuadër të planit të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Tirana dhe Durrësi janë dy qytetet e blinduara ku askush nuk mund të hyjë ose të dalë. Megjithatë mesa duket ka ende nga ata që nuk e kanë marrë seriozisht këtë situatë dhe kërkojnë të vijojnë jetën normalisht.

Policia njofton se 509 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosrespektim të urdhrit të dhënë për ndalim qarkullimi të automjeteve.

Konkretisht, janë evidentuar nga shërbimet e Policisë:

  • në DVP Tiranë 171 drejtues mjetesh
  • në DVP Durrës 77 drejtues mjetesh
  • në DVP Fier 54 drejtues mjetesh
  • në DVP Vlorë 53 drejtues mjetesh
  • në DVP Lezhë 61 drejtues mjetesh
  • në DVP Shkodër 45 drejtues mjetesh
  • në DVP Elbasan 48 drejtues mjetesh.

Ndaj këtyre drejtuesve është vendosur kufizimi i lëvizjes, si dhe po kryhen veprimet administrative sipas parashikimeve të nenit 7, paragrafi 12 i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë (i ndryshuar).

76 drejtues mjetesh janë të shoqëruar në ambientet e Komisariateve të DVP-ve, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për masën administrative, për thyerjen e urdhrit për ndalim qarkullimi të automjeteve dhe po këtyre drejtueseve u janë bllokuar edhe automjetet.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të respektuar kufizimin e lëvizjes sipas njoftimit, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, pasi në të kundërt cilido që do shkelë këto urdhra, do përballet me sanksionet ligjore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular