BallinaAktualitetQSUT kalon në gatishmëri të plotë, udhëzimet e reja për stafin

QSUT kalon në gatishmëri të plotë, udhëzimet e reja për stafin

Qendra spitalore Nënë Tereza (QSUT) me të gjitha pavionet e saj ka kaluar në gjendje gatishmërie të plotë. Burimet nga stafet mjekësore në QSUT bënë me dije se morën udhëzimet nëpërmjet të cilave janë pezulluar të gjithë lejet për stafet. Gjithashtu janë kthyer në punë të gjithë ata punonjës që po konsumonin lejen e vitit 2019.

Të gjitha pavionet në QSUT do të përcaktojnë stafe të infermierisë që do të shërbejnë tek infektivi. Mjekët dhe infermierët më të rinj do të jenë në vijën e parë të frontit dhe në varësi të situatës do të angazhohen shumica e burimeve njerëzore.

Numri i pacientëve rutinë ka rënë me mbi 50 për qind në shumë pavijone, teksa ndërhyrjet kirurgjikale do të kryhen vetëm për urgjenca. Në pavijone nuk lejohet me shumë se një shoqërues për të sëmurët, përveçse me urdhër të veçante.

Ndërsa ka një plan të për angazhuar edhe Spitalin Shefqet Ndroqi i cili do të vihet në dispozicion pasi është i profilizuar për trajtimin e rasteve të rënda polmunare.

Teksa në Qendrat Spitalore kanë nisur udhëzimet për stafin të cilat ditët e fundit janë në vijimësi, në qendrat e shërbimit parësor dhe dytësor situata paraqitet kaotike. Mjekët në Kliniken e Specializuar të Mushkërive kanë pohuar se urgjenca ka autorizuar persona që dyshohen për Koronavirus për vizitë në ambientet e tyre.

Por ndërkohë në këtë poliklinikë nuk ka asnjë udhëzim se si do të veprohet. Nuk është shpërndarë asnjë protokoll se si referohet një i sëmurë me korona nga një i sëmurë me grip sezonal. Për me tepër nuk ka masa mbrojtëse specifike, teksa në këtë klinike janë dyndur për vizite dhjetëra persona që dyshojnë se janë me koronavirus.

Të gjithë mjekët në ketë poliklinikë dhe i gjithë stafi mbështetës është i pambrojtur me veshje të posaçme.

Pas shpërthimit të koronavirusit në Kinë dhe Itali, Shqipëria kishte kohë  që së paku të organizonte punën dhe të sqaronte protokollet në të gjithë zinxhirin e shëndetësisë që nga shërbimi parësor deri tek spitalet.

Vendi ynë ka kapacitete të mangëta financiare për të përballuar situatën në tërësi, por sidomos në pajisje mjekësore dhe në logjistike për stafet mjekësore. Burimi: Monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular