BallinaKronikeKrimi në Fushë Krujë, xhaxhai vrau nipin

Krimi në Fushë Krujë, xhaxhai vrau nipin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Halil të Fushë-Krujës.

Viktimë raportohet të ketë mbetur 35-vjeçari, Julian Halili.

Mësohet se i riu është qëlluar nga xhaxhai i tij, Shkëlqim Halili

Ende nuk dihen arsyet e krimit. Autori është në arrati dhe mësohet se ka me vete një kallashnikov dhe një pistoletë.

Policia Fushë Krujë/ Informacion paraprak

Më datë 14.03.2020, rreth orës 18:30, në Fushë Krujë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. H., 41 vjeç, nga xhaxhai i tij shtetasi Sh. H., rreth 50 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie , si dhe grupi hetimor.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori dhe vijon puna për kapjen e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular