BallinaAktualitetPolicia jep njoftimin, mbyllen të gjitha pikat e kalimit kufitar me Greqinë....

Policia jep njoftimin, mbyllen të gjitha pikat e kalimit kufitar me Greqinë. Ja kush mund të kalojë..

Policia Kufitare ka njoftuar se do të mbyllen të gjitha pikat e kalimit kufitar me Greqinë,

Në njoftimin e policisë thuhet që edhe pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut janë mbyllur deri në një njoftim të dytë, përveç se pikës kufitare të Qafë Thanës, në të cilën vazhdon lëvizja normalisht.

Kryeministri Rama ka njoftuar se kufiri i Shqipërisë do të mbyllet në ditët në vazhdim, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët  se pikat e kalimit kufitar me Greqinë, konkretisht Kakavija, Qafe Bota dhe Kapshtica për arsye të parandalimit të COVID-19,  duke filluar prej orës 13.00,  nuk do te lejohet te hyjnë për ne Greqi asnjë shtetas, përveç shtetasve grek dhe atyre qe kane leje qëndrimi te përhershme ne Greqi. Në pikat e kalimit me greqinë do lejohen vetëm kamionët

Gjithashtu  Policia Kufitare bën me dije se  edhe pikat e kalimit me Maqedoninë e Veriut, Bllata dhe Tushemishti si dhe aeroporti i Ohrit  janë mbyllur deri në një njoftim të dytë, ku nuk lejohet qarkullimi i mjeteve të vogla , autobusëve dhe udhëtarëve, ndrësa qafë Thana vijon lëvizja normalisht

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave , të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular