BallinaAktualitetPollo: Një mjek më pak në llogore për faj të drejtuesve të...

Pollo: Një mjek më pak në llogore për faj të drejtuesve të shëndetësisë

Ish-ministri Genc Pollo në një postim në facebook ka folur për shkarkimin e mjekut Ilir Allkja, duke cituar se atij i kishin dërguar pacientë të infektuar me koronavirus pa e sinjalizuar për infeksionin.

Pollo thekson se mjeku Allkja i trajtoi pa patur pajisje mbrojtëse speciale dhe si pasojë duhet të rrijë në vetëizolim, duke e konsideruar këtë situatë:“Një mjek më pak në llogore për papërgjegjshmëri të drejtuesve të shëndetësisë”.

Reagimi i Pollos:

Nëse qeveria Rama synon demoralizimin e personelit mjekësor, i cili militon e riskon në llogoren e parë e mbase të vetme në luftën kundër virusit Covid-19, atëhere duke shkarkuar Doktor Allkjan e të tjerë si ai po bën gjënë e duhur!

Mëkati i vetëm i doktorit ishte se e tha me zë të lartë të vërtetën e tij bazuar në përvojên personale. Dr Allkjas i dërguan pacientë të infektuar me coronavirus pa e sinjalizuar për infeksionin. Ai i trajtoi pa patur pajisje mbrojtëse speciale dhe si pasojë duhet të rrijë në vetëizolim.

Një mjek më pak në llogore për papërgjegjshmëri të drejtuesve të shëndetsisë

Një mjek më shumë në rrugë për dashakeqsi të qeverisë’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular