BallinaOP EDHipokrizia kryeministrore mes karantinës se sotme dhe shpreses së nesërme/Nga Gentiana Maçi

Hipokrizia kryeministrore mes karantinës se sotme dhe shpreses së nesërme/Nga Gentiana Maçi

Nga Gentiana Maçi 

Mes karantinës së sotme dhe shpresës për të nesërmen, neve na qëndron hipokrizia.
Në këto ditë jo normale, zemra e mendja pulsojnë edhe më fort. Përtej qëndrimit 24 në 24 brenda mureve të shtëpisë, ankthit e shqetësimit për të nesërmen, nuk mund të mos na shtonte dozat e acarimit dhe nervozizmit dhe i shtiruri kryeministër global.
Kjo qënie na është gjendur gjithmone në ditë e situata të këqija fiks si një kryeministër gogol, nga ata që të fusin në dhè, që të ndjellin kob, që veç llomotitin, që nuk ndrisin asnjë punë, që nuk kryejnë asnjë shërbim, (se mos o Zot ndonjë hajër, meqë na kërkoi hallallëkun!). Ai zgjedh ikjen prej skuthi me charter personal a fshehjen në vrimat e nëndheshme të vilajetit të vet, duke drejtuar sulltanatin nëpërmjet rrjetit social, përshendetjeve virtuale e duke cënuar dhe privatësine dhe hapësirën personale telefonike të secilit prej nesh me sms me shkrim o me zë dhe sic e ka zakon, duke drejtuar gishtin tek të tjeret e duke përdorur zhargonin pedant intimidues.

Në kushtet e vetëizolimit, kisha zgjedhur të qëndroj stoike e të mos ndriçohem nga asnjë fjalë e jotja, e kryebashkiakut të pyllit orbital apo secilit që është pjesë e mejhanes qeveritare. Por jo, nuk ka maskë as ilaç që na filtron fjalët e fytyrat e rrejshme deri në detaj. Por mbetet e pamundur, që epidemia mbytëse qeveritare mos të të depërtoje në sy e veshë, duke të ngërthyer më shumë në ankth e rritje të presionit të gjakut.
Eshtë e pamundur të mos të të përfshijnë frikërat e shqetësimet e atyre që e ndjekin situatën minutë pas minute ndoshta dhe nga frika. Është e pamundur të mos përfshihesh, sepse ne edhe në ditë normale nuk kemi asgjë të sigurtë. As jetën, as shëndetin, as rrogën, as bukën. Nuk e kemi asgjë tonën, as veten! Nuk dimë më as të kërkojmë shërbimet që na takojnë, as të drejtat tona, pa kqyrur më parë se sa para kemi në xhep dhe a na dalin për ta “blerë” shërbimin që meritojmë pa pagesë, ama detyrimet po, ato patjetër duhet t’i shlyejmë! Dhe të gjitha këto falë teje o lartgjatësi butaforike dhe butake!
Në këtë vorbull të nderë gri në të zezë, të shpërfaqet apologjia e Sokratit dhe të përplas syve 1 milion shuplakat e kryeminstrit 7 vjecar. Ti nuk e kupton se nga të shpërthejnë xixat e flakërimave dhe vazhdon llomotitje pa sens.
E kështu, individi, humbet në analogji të dhimbshme kur ndjen që është i vogel, i pamundur e pak i mbështetur, dhe jo sepse të tjerët nuk e shohin realitetin, por sepse i është fikur zëri nga frika. Jo për faj të karantinimit, por sepse tashmë kanë pranuar që e keqja është normalitet.

Teksa sheh shkretimin e vendit në këto ditë pranvere ku harliset e shpërthen dhe vetë natyra, përveç të tjerave tashmë edhe nga lëvizja e munguar e njerëzve, të vjen të qash me lotë përvëlues dhimbjeje ndërkohë që të “tjerë” e kanë gatuar e ëndërruar këtë ditë dhe gëzohen…me dëshirën që një ditë këto rrugë të mos mbajnë më gërma shqipe.
Disave dhe i pëlqen, se i kujton kohën e qoftëlargut… kur të gjithë ishin njësoj në burgun popullor e jetonin e frymonin me orar. Në fakt i dukej sikur ishin njësoj… aq e kishin numrin e syzeve dhe aq decibel e kishin të dëgjuarit. … nuk mund të shihnin.
Po sot?! Njëjtë pothuajse… apati dhe utopi.
A kanë vallë sot dëshirën të mendojnë njerëzit e izoluar se si jetojnë të ngujuarit prej vërteti, a kanë forcë të çojnë mendjen te fatkeqët e shtatorit dhe nëntorit, ata njerëz që po ashtu u ngopën me lugë boshe, foto e propogandë qeveriu?! Ata që kockat i shtrijnë në dyshekë tê lagështitur e kokat i fusin nën plastmasë apo tavanë të krisur, e mbijetojnë me pjatën herë bosh e herë gjysëmplot, duke pritur me sy nga rruga a nga qielli, nuk e di…
Po a mundet ndonjëri prej jush sot, në ditën e 5-të, të më tregojë edhe për mbijetesën në këto kushte të njerëzve që jetojnë nën minimumin jetik, të pamundurve, invalidëve, pensionistëve, të sëmureve? Kush janë paketat sociale të ofruara nga sociliastët rilindas?! A i di kreu ynë të ardhurat për frymë të 70% të popullsisë dhe sa i bie të jetë mundësia që kjo përqindje të ketë kursime për të përballuar qëndrimin pa aktivitet? Cilat janë llogaritë që ka bërë kreu une hap pas hapi dhe cila është strategjia, a e di kush?!
Ti, kreu i zi i ketij shteti, je thjesht djalli i zi e fatkeqësia e këtij kombi! Ku jane masat e marra për mbrojtjen e popullatës, ku janë masat dizinfenktuese, ku janë masat lehtësuese e ndihmuese, kush jane shifrat e vërteta të të prekurve, sa janë mjekët në dispozicion dhe kushtet e tyre të punës, a mjaftojnë ambjentet e posaçme? Ku është ajo karantina që ka 2 muaj gati? Si do i shërbehet të vetëkarantinuarve, si do ia dalin njerëzit pa të ardhura, si do ndihmohen bizneset, si nuk do abuzohet me çmimet? Si do jetohet sot, nesër, pasnesër, gjatë anormalitetit dhe pas kthimit në normalitet, i panderuar kryeministër?!

Zotni ( se jam shkodrane dhe më doli padashje titulli), a dini ju se tregu nga dje ka vdekur? Kilogrami i limonit ishte aq sa kushtonte mishi në kohën e “fajtorit” të madh” Berisha. Portokalli kushton sa tre orë punë, hurdhëra e shtrenjtë sa jeleku juaj antiplumb. Jeta e shqiptarit, vlen aq sa ju e ironizoni. Fytyra jote sarkastike dhe e vëngēr, që shfaqet vend e pa vend nuk i jep askujt as bukë, as ujë, as jetë! E të gjitha cfarë ti e të tjerët tuaj lexoni nëpër ekrane e shkruani nëpër cicêrima e statuse facebook-u, janë asgjë, janë bosh, janë hi sysh, e ti nuk denjon as të hështësh, se mirë që nuk ke fytyrën e burrërine të dorëhiqesh. Ti nuk ke kurajon të pranosh dështimin sepse ty nuk të dhimbset asnjë jetë e shqiptarëve të ndershëm, aq me tepër e shqiptarëve të vuajtur e të skamur. Ke kaq vite që këtë bukë po gatuan në magjen tënde, e po kryen me sukses planet e tua e të sivllezërve tu, për shkatërrimin deri ne ind të ketij populli e këtij kombi, me të gjitha mënyrat e mundshme! Nga mendja jote “pjellore”, që êshtë virus i transmetueshëm e ngjitës brenda sektit të pinjollëve të tu, dëgjohet veç zi, degjohet veç për gjoba, burg, ndëshkim dhe fantazira pafund (jo nga ato per piano orkestër!), dhe për shumë lekë të përfituara nga këto. Aty rrotullohet bota juaj. Me thuaj ti kryeminstër (meqe je i gjithëpushtetshmi dhe i gjithëdijshmi, je dhe ministër i gjithë ministrive, dhe kryetar bashkie, dhe drejtor drejtorie, dhe sanitar, dhe roje, dhe cfare të të teket ty!) cfarë do hanë e si do jetojnë njerëzit e këtij vendi në këtë gjendje? Ku janë tonelatat e ndihmave qe u sollën dhuratë pêr shqiptaret pos tërmet? Ku janë dhe si jane te furnizuara dhe organizuar rezervat e shtetit? Kush eshte plani i qeverise per tejkalimin e situates? A ke kurajon ta bësh, a ta publikosh qoftë dhe për të sfiduar opozitèn e cila t’i “dhuroi” keto plane?! Ku janë paratë e shqiptarëve për ditë të zeza, ku janë doacionet dhe kreditë që more? Ku janë lekët e vjedhura për shëndetësi falas, për arsim falas,për gjithe premtimet boshe te 7 viteve te mbreterimit tend lakuriq? Te kthehemi te ajo që zotrote e quan luftë; me cfarë do i mbrosh të plagosurit kur nuk ke shpëtimtarë ? A ishe ti ai që mjekët i degdise rrugëve te botës dhe sot ì pushon nga puna? E sot ke sërish kurajon e të pafytyrit të bësh ftesa publike për mbështetje, që të çosh ne pyll pa sëpatë dhe studentë të mjekësisë, nderkohë, i lejon vetes luksin prej deliranti, te pushosh nga puna mjeke profesioniste qe nuk e mbyllin gojën para realitetetit qe ti ke ndertuar. Po, ti, ali baba me 40 hajdute plus 10 oligarke. Kryeminister, jeni njeriu më i papërgjegjshëm i 107 viteve shtet. Pranoni se nuk di të kryesh detyrën tënde të pamerituar, mbyllu ne sarajet tua e na lini të vetëqeverisemi, sepse jam e sigurte qe gjerat do jene 1 milion hereë më mirë sesa me qeverinë tënde. Ke kaq vite që na ke futur thonjtë në fyt. Thonjtë, thonjtë e tu parizien (simbas Fatos Nanos kjo, se nuk bëjë plagjiaturë unê). Si thoshte Havzi Nela ?: Edhe jeta edhe vdekja duhen meritu ! Oh, nuk kujtohet litari në shtëpinë e Kristaqit. . . Ne nuk do na vdesë Covid 19, ne do na vdesësh ti nëse do vazhdojmë të të lëmë të lirë! Ne e meritojmë të jetojme, sic duhet! E ti nuk e di nëse e meriton dhe vdekjen..!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular