BallinaAktualitetKoronavirusi/Çfarë do të bënit nëse do të ishit sot kryeministër?”, Basha tregon...

Koronavirusi/Çfarë do të bënit nëse do të ishit sot kryeministër?”, Basha tregon 3 masat emergjente

Çfarë do të bënit nëse do të ishit sot kryeministër?”, Basha tregon 3 masat emergjente.

Sot drejtori i OBSH-së e ka thënë fare qartë se ka një mesazh shumë të qartë për të gjitha vendet: Testim, testim, testim. Testoni çdo të dyshuar. Kjo kërkon angazhim, nuk dua të marr rolin e ekspertit, por nga pikpamja e politikbërësit, kjo kërkon menjëherë vendosjen e fondeve të mjaftueshme në dispozicion. Fondet e vendosura në dipozicion janë të pamjaftueshme. Ende pa filluar epidemia në Kosovë u vendosën 10 milion. Natyrisht që nuk jemi Franca, as Gjermania. Është e paimagjinueshme që në të vendosim shifra si këto vende, por e mira është që ato 120 milion euro që shkojnë për 10 oligarkë me 12 koncensione, sot është moment, për t’i anulluar e për t’i vendosur në dispozicion të dy qëllimeve kryesore: Së pari shëndetësisë dhe së dyti masave sociale dhe masave ekonomike. Shëndetësisë sepse duhet të mbrojmë personelin shëndetësor që është shumë i ekspozuar.

Pyetje: Çfarë do të bënit nëse do të ishit sot kryeministër?

Lulzim Basha: Gjëja e parë, do të respektoja një nga parimet bazë të menaxhimit të krizave që e kam zbatuar edhe më parë me sukses të plotë. Është më mirë t’i dalësh përpara, është më mirë të bësh më shumë se sa të bësh më pak. T’i dalësh përpara, pra të parashikosh. T’i dalësh përpara të keqes dhe mos të mendosh sot për sot. Dua të bëj të qartë, fillimisht se kufizimet janë të domosdoshme, absolutisht dhe unë i bëj thirrje thirrje qytetarëve t’i respektojnë një më një kufizimet e vendosura. Por kufizimet e forta, masat ekstreme në çdo shoqëri, në veçanti në shoqëri si kjo e jona, kërkojnë masa mbështetëse.
Prandaj tre gjërat kryesore që duhen bërë një orë e më parë:
1. Të sigurojmë vijën e parë mbrojtëse, mjekët. Pra të kemi mjaftueshëm pajisje për të gjithë mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor. Të sigurojmë që të kenë mjaftueshëm pajisje testuese. Të sigurojmë sot, jo në fund të javës, kur do të rritet fluksi apo javën tjetër ku unë shpresoj që jo, mund të rritet edhe më shumë, sot të kemi mjaftueshëm paisje për të tratjuar të infektuarit. Ky është aspekti i parë, kjo është urjgenca absolute.
2. Kemi 50 përqind të popullisë, e cila, edhe në kushte normale, mezi ia del. Ata kanë nevojë për dnihmë, kanë nevojë lër një paketë sociale si kjo që kemi propozuar ne, që trajton ketë shtresë dhe pensionistët. Zoti Rama shpalli edhe një tjetër propozim të bërë nga ne, mundësinë për të furnizuar me ushqime të moshuarit.që jetojnë vetëm. E mbështes masën që moshat e treta të rrinë në shtëpi. Por duhet një paketë sociale për të gjithe familjet në nevojë, që t’u garantojmë një mi imum absolut.
3. Sot, jo nesër, sot duhet te shpallet paketa për t’i ardhur në ndihmë operatorëve ekonomikë, veçanerisht biznesit të vogël, që është motorri, shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare.dueht të nisë që tani në mars pezullimin e detyrimeve të rënda për biznesin që nga deklarimi i tvsh-së, pagesat e kontributeve, pasqyrar funanciare, pagesat mujore të tatim fitimit,

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular