BallinaAktualitetDoktor Mhill Gecaj: Të ruajmë personelin shëndetësor parësor

Doktor Mhill Gecaj: Të ruajmë personelin shëndetësor parësor

Nga Mhill Gecaj

Eshtë jo vetëm imediate por jetike ne keto dite te veshtira per Vendin dhe Shoqërine Ruajtja e personelit mjeksor paresor ne gjithë Shqipërine. ku perfshihen Mjekët e Familjes dhe te gjithë SPECIALISTËT, qe shërbejne ne parësor, nga Covid19.

Gjej edhe njëhere rastin rë falenderoj te gjithe Mjeket dhe Personelin Shendetësor dhe stafin mbeshtetës ne te gjitha Spitalet e vendit dhe Sherbimet e Urgjencës Mjeksore per punen e tyre hyjnore ne keto dite dhe netë, te cilet perballen me keta te sëmure, por tashme jane te diagnostikur dhe e dinë se me kane të bëjnë dhe si të mbrohen.!

Një shqetësim i madh eshtë per Mjekët ne shërbimin Shendetësor Parësor te cilet perballen ne vijën e pare me pacientet te cilet nuk jane te diagnostikur dhe te identifikuar, kontaktet qe kane patur me persona te sëmure, apo udhëtimet qe kane bere ne muajt paraardhës, të cilët çdo dite vijne prane qendrave shëndetësore per te marre shërbim !
Per keto lind nevoja:
-Autoritetet Shendetësore dhe ISHP duhet te marre masat e duhura per të mbrojtur dhe ketë “armate” te madhe te sistemit shëndetësor ne vend sepse nuk mund te jete mbrojtje vetem maska dhe doreza, këto ne rastin më të mire kur disponohen nga personeli shendetësor.por me veshje ditore.
-Te vihet ne dispozicion te mjekve dhe drejtuesve te Qendrave Shendetësore sipas Njesive Vendore nga Policia, lista e personave qe kane hyre ne Shqiperi nga vendet e prekura keto muajit e fundit.
-Te ju behet thirrje nepermjet medias personave (pacientëve) qe te qendrojne ne shtepi dhe te kontaktojne me mjekun e familjes nepermjet telefonave per marrjen e recetave me rimburësim dhe të çdo lloj sherbimi shendetësor, perjashtuar urgjencat mjeksore.
– Qendrat shendetësore te publikojne numrat e telefonit te mjekëve te Familjes dhe Speciastëve ne sherbimin Shëndetësor Parësor.

Ju bëj nje apel si mjek, prind familjar dhe si qytetar të gjithëve të qëndroni ne shtepi, sepse kështu ruani veten dhe ne.
Edhe ne kemi prind, fëmije jemi familjare të cilet jane në çdo kohe te rrezikuar nga ne!

Ju lutem bashkëpunoni me mjekët dhe personelin shëndetësor duke treguar ne lidhje me udhëtimet apo kontaktet me persona qe kane udhëtuar jashte vendit muajt e fundit.

Te gjithë bashkë mund dhe do të ja dalim!
Ju pershendes

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular