BallinaAktualitet“Vetëdeklaro lëvizjen me makinë”, adresa unike ku mund të aplikosh dhe formulari...

“Vetëdeklaro lëvizjen me makinë”, adresa unike ku mund të aplikosh dhe formulari që duhet plotësuar

Të gjithë qytetarët që duan kryesisht të lëvizin për punë, në oraret e përcakuara, duhet të bëjnë deklarimin e tyre në Policinë e Shtetit.

Ky deklarim është vetëm për mjetet private, për oraret 07:00-08:00 dhe 16:00-17:00 dhe qytetari mund të dorëzojë formularin për aprovim nga ana e autoriteteve të policisë në adresën unike: https://www.asp.gov.al/.

Për të deklaruar lëvizjen tuaj me automjet, qytetarët fillimisht duhet të plotësosjnë formularin si ky bashkangjitur:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfrnlzjkZC_YzMahhAwma887HbV66i5P0e6HKBsRSJwn7NA_A/viewform

Për çdo sqarim të nevojshëm mbi procedurën, qytetarët duhet të telefonojnë Policinë e Shtetit në numrat 0694122223; 0694122224.

Akti Normativ i Këshillit të Ministrave ka hyrë në fuqi “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, i cili që ka për qëllim përcaktimin dhe forcimin e zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi. Në dokumentin e miratuar nga Qeveria specifikohet se çfarë është e ndaluar në këtë moment kritik dhe si duhet të veprohet nga të gjithë qytetarët dhe institucionet.

Sipas masave të marra, lëvizjet e paautorizuara me automjet të kujtdo që nuk ka një arsye pune, sipas kategorive të funksioneve shtetërore apo shërbimeve private të autorizuara, dënohet me heqje të patentës 3 vjet dhe sekuestrim të automjetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular