BallinaAktualitet54 vjeçari i prekur me koronavirus flet për simptomat dhe gjendjen aktuale

54 vjeçari i prekur me koronavirus flet për simptomat dhe gjendjen aktuale

Viktor Kola është pacienti zero i prekur nga koronavirusi, i cili ndodhet i shtruar prej 10 ditësh në spital dhe analiza e fundit e ka nxjerrë negativ.

54 vjeçari thotë se nuk ka pasur temperaturë të lartë dhe ka treguar disa prej simptomave.

 

Ai beson se edhe shumë të tjerë e kanë tejkaluar virusin, të cilin e konsideron një grip pak më të rëndë se të zakonshmin.

Në në lidhje për “Top Channel”, 54 vjeçari thotë se i biri kishte temperaturë më të lartë.

Viktor Kola: Nesër do të bëj testin e dytë. Ndihem mirë. Është nata e dhjetë. Simptomat e para kam pas dhimbje gjoksi, marrje mendsh, Temperaturën fillimisht e kam pasur 37 e gjysmë. E kam kaluar thuajse pa temperaturë fare, djali ka pas shumë temperaturë. Kur isha në shtëpi nuk e kam matur fare. Kam pasur marrje mendsh, dhimbje koke. Desha të flas para publikut për t’i qetësuar. Ky është një grip më i fortë se gripet e tjera. Desha të falenderoj shumë stafin e spitalit që u gjend në gatishmëri dhe na ka shërbyer. Unë jam pacienti zero pasi kam treguar të drejtën në spital. Ka njerëz përpara meje që e kanë kaluar pa ardhur në spital. Ky virus nuk ka bindje politike dhe uroj që shqiptarët ta kalojnë sa më lehtë këtë virus.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular