BallinaAktualitetKreu i Shoqatës së Hotelerisë Zak Topuzi: Turizmi, në kolaps nga koronavirusi!

Kreu i Shoqatës së Hotelerisë Zak Topuzi: Turizmi, në kolaps nga koronavirusi!

Kreu i Shoqatës së Hotelerisë, Zak Topuzi i ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA, ka thënë se një ndër industritë më të goditura për shkak të koronavirusit është industria e turizmit, e cila është në kolaps.

Topuzi: Industria e turizmit është në kolaps. Sot nuk ka pothajse asnjë hotel në Shqipëri të hapur. Jemi në fazën që ka mungesë likuiditeti, dhe nuk nuk ka likuiditet, nuk mund të paguajmë faturat, nuk paguhet dot punonjësit. Ti mund të kesh 1 milionë euro fatura për të marrë, por për momentin, mund të mos i marrësh kurrë, sepse do të vijojë procesi i falimentit, do të mbyllen programe, disa kompani të huaja do të ndërpresin aktivitetin, është një proces i cili ka fillimin tani por nuk i dihet fundi. Sigurisht, ne na preku të parët fare që me datën 26 kur Italia filloi krizën, 70% e kontratave në Itali u bllokuan, e njëjta situatë është sot në Shqipëri,  të gjitha kontratat janë të mbyllura. Ka biznese që kanë marrë 50% paradhënie, ka biznese që shkojnë edhe qindra mijëra euro, që janë konsumuara, të cilat në pjesën më të madhe duhen kthyer, ose shtyer për vitin tjetër. Me të marrë këtë informacion 250 hotele u sensibilizuam dhe ndoqëm hapat që po ndërmerrte Italia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular