BallinaAktualitetMblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës për situatën nga koronavirusi

Mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës për situatën nga koronavirusi

Me kërkesë të presidentit të Kosovës Hashim Thaci, kryeministri Albin Kurti ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në këtë mbledhje do të diskutohet për masat që do të marrë shteti kosovar karshi pandemisë të koronavirusit, që ka përfshirë Kosovën.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare kryesohet nga kryeministri Albin Kurti, kurse pjesë e saj janë edhe drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Drejtësisë etj.

Pjesë e këtij këshilli janë edhe drejtori i AKI-së, drejtori i Policisë së Kosovës dhe ai i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës kryesohet nga Kryeministri me mbështetje nga Qeveria, përveç gjatë periudhës së Gjendjes së Jashtëzakonshme. Gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës drejtohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, sikur rregullohet me ligj.

Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Presidentin e Republikës së Kosovës dhe Qeverinë, përgatit strategjinë e sigurisë për Republikën e Kosovës. Këshilli i Sigurisë i Republikës së Kosovës ka edhe rol këshillues në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në Republikën e Kosovës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular