BallinaKronikeGrabitësit e Rinasit/Kush është Klement Çala dhe sa para iu gjetën vellezërve...

Grabitësit e Rinasit/Kush është Klement Çala dhe sa para iu gjetën vellezërve në momentin e arrestimit

Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit, janë vënë në pranga pas një megaoperacioni të policisë, ku kanë marrë pjesë rreth 300 forca policore.

Bëhet e ditur se operacioni është zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Përveç arrestimit të dy vëllezërve, policia ka bërë të mundur sekuestrimin e armëve dhe sasi të mëdha vlerash monetare, si dhe automjete.

Ende nuk dihet shume monetare që i kanë kapur vëllezërve. Ka raportime se ata janë arrestuar në një banesë në Golem. Aty janë kapur edhe armë, ndërsa iu kapën dhe 100 mijë euro.

Vjet në korrik, Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të paluajtshme dhe aksioneve në pronësi të Klement Çalës. Pasuritë e sekuestruara, që i përkisnin atij dhe familjarëve, kapin një vlerë rreth 500 000 euro. Mbi 31-vjeçarin është regjistruar procedimi penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Por klement Çala ia ka dalë të lirohet dhe nga drejtësia shqiptare edhe pse ishte në kërkim ndërkombëtar.

I shpallur në kërkim që prej vitit 2013 nga autoritete greke, pasi u arratis bashkë me Admir Muratajn nga burgu i Trikalasë në vitin 2015, policia e arrestoi në Vlorë të riun së bashku me një nga 4 të arrestuarit për supergrabitjen, Alkond Bengasi. Në atë kohë, sipas vendimit të gjykatës të zbardhur nga A2 CNN, Policia ishte në kërkim të Bengasit i cili ishte dënuar nga gjykata për përdorim dhe shitje narkotikësh.

Pas identifikimit të tij patrullat e policisë i bënë shenjë të ndalonte por në timon nuk ishte Bengasi, por Klement Çala. Fillimisht ai nuk i ndaloi patrullës dhe përplasi makinën në një nga rrugët e Vlorës, por më pas u ndalua. Veç kësaj ai tentoi t’i shpëtonte arrestimit duke u paraqitur si kosovar. Madje ai kishte nxjerrë nga autoritetet kosovare dhe një karte identiteti, por edhe pasaportë me emrin Semir Koca. Pas kontrollit në shtëpi, Çalës iu gjet një pistoletë ndërsa ai tha para hetuesve  se identitetin e rremë, por edhe armën, e mbante për shkak të problemeve në Greqi.

Gjatë gjykimit në Vlorë por edhe për shkak të pendesës, ndonëse në shtetin grek akuzohej për vrasje e grabitje, Klement Çala u dënua vetëm me 5 vite burgim. Por më e çuditshmja qëndron në faktin se gjykata e konsideroi Çalën si person të parrezikshëm madje shtoi se kur jepen dënime deri në 5 vite mund të urdhërohet që i pandehuri të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

Pas 1 viti shërbim prove, Çala u lirua nga akuzat e armëmbajtjes, drejtimit të mjetit pa leje por edhe falsifikimit të letërnjoftimeve në Shqipëri në një kohë që emir i tij rezulton në kërkim ndërkombëtar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular