BallinaAktualitetFOTO/Grabitja në aeroportin e Rinasit, vihen në pranga Klement dhe Eldi Çala

FOTO/Grabitja në aeroportin e Rinasit, vihen në pranga Klement dhe Eldi Çala

Policia e Shtetit njioftoi ka arrestuar vëllezërit Klement dhe Eldi Çala në një operacion në tre qytete të vendit, ku u angazhuan 300 forca policore.

Policia thekson se vëllezërit Klement dhe Eldi Çala janë të akuzuar për një sërë grabitjesh me armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.

NJOFTIMI ZYRTAR

Megaoperacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore ne fushën e vjedhjeve me armë.

Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Në operacion janë përfshirë 300 forca policore.

Sekuestrohen armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

Arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.

Vëllezërit, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit.

Për detaje të mëtejshme të operacionit do t’ju njoftojmë në përfundim të operacionit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular