BallinaKryesore“Një ditë gati më iku mendja” Lukaku tregon ditët e karantinës dhe...

“Një ditë gati më iku mendja” Lukaku tregon ditët e karantinës dhe mallin për të birin

Nga të qenit në lëvizje të vazhdueshme e në aktivitet të plotë, futbollistët janë ndoshta ata që vuajnë më shumë se të gjithë qendrimin në karantinë, apo edhe vetë-izolimin. Në një chat me ish-sulmuesin e Arsenal Ian Ëright, këtë e ka pranuar hapur Romelu Lukaku. “Gati më iku mendja një ditë. Nuk mund të dal jashtë, e as të bëj pazar – shfryu sulmuesi i Inter -. Jam i mbyllur. Më mungon përditshmëria: qendrimi me mamanë time, me djalin e vëllain tim. Po mendoj për të gjithë. Është dicka e keqe, nuk mund të kesh një kontakt normal me qeniet njerëzore”.

Koha e lirë është shumë, e natyrshme, por për ta kaluar në mënyrën e zakonshme Lukaku ka patur një kërkesë, që i është plotësuar menjëherë: “Tani kanë kaluar nëntë ditë që kur nisi izolimi. Më kanë sjellë një bicikletë dhome për stërvitje: të gjithë lojtarët jetojnë në qendër të qytetit, nuk kisha hapësirë, kështu që kërkova në chat të grupit të kisha një bicikletë stërvitje – shpjegoi belgu -. Pas dy orësh sollën një të tillë për secilin”.

Periudha e izolimit po kondicionon gjigantin belg, që ka patur një fëmijëri të vështirë e ka njohur nga afër varfërinë: “Tani nis të vlerësosh atë që ke. Jam një njeri me fat. Ti e di të kaluarën timë – i është drejtuar sulmuesi zikaltër atij të Arsenal – këto ditë po më kthejnë në kohën kur isha fëmijë. Duhet të jemi të kujdesshëm, mund ta ndodhë të takojmë dikë që ka virus e pastaj të kthehemi në shtëpi. Mamaja ime ka diabet, kështu që nuk mund të shkojë në shtëpi. Ajo as nuk del nga shtëpia tani, bën vetëm një shëtitje në izolim e pastaj kthehet në shtëpi”.

Shoqëria e vetme për sulmuesin e Inter është ajo e fizioterapistit. “Unë jam me fizioterapistin tim, më sjellin ushqimin cdo ditë, po ndjek një regjim të vecantë: në mesditë vjen me përpikmëri dreka, unë ha peshk e perime”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular