BallinaAktualitetBasha letër OBSH-së: Ndihmojeni Shqipërinë me testet për virusin dhe paisje mbrojtëse...

Basha letër OBSH-së: Ndihmojeni Shqipërinë me testet për virusin dhe paisje mbrojtëse për mjekët dhe infermierët

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i kërkoi ndihmë për Shqipërinë Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në një letër drejtuar sot drejtorit të Zyrës së OBSH-së në Tiranë, Dr. Raul Gonzalez, kreu i opozitës kërkoi mbështetje për pajisjen e autoriteteve shqiptare me pajisje për testimin më të madh të qytetarëve.

“Duke qenë të ndërgjegjshëm për mundësitë e pakta që kanë autoritetet tona për ta përballuar të vetëm këtë situatë, si dhe duke shfrytëzuar këtë mundësi komunikimi, dëshiroj t’Ju kërkoj që të ndihmoni autoritetet shqiptare dhe Shqipërinë me sa mundeni, për marrjen e sa më shumë pajisjeve testuese, të kiteve testuese dhe të tjerave materiale testuese. Vetëm duke shtuar numrin e testimeve dhe duke verifikuar në kohë çdo person të dyshuar si të prekur nga virusi, ne arrijmë të izolojmë personin në kohë dhe të frenojmë përhapjen e virusit në numër më të lartë qytetarësh.”- shkruan zoti Basha në letrën për OBSH.

Kreu i opozitës e mbështet këtë kërkesë në shqetësimin e bërë publik se, nga njëra anë, po refuzohet testimi i shumë qytetarëve me shenjat e COVID-19 nga ana tjetër, numri i raportuar zyrtarisht për testime, është në rënie prej datës 11 mars, për shkak të mungesës së testeve. Në letrën drejtuar Zyrës së OBSH-së në Tiranë, zoti Basha ngre edhe shqetësimin e ekspozimit të stafeve mjekësorë ndaj infektimit

“Do të ishim shumë mirënjohës, nëse do të ndihmonit në sigurimin e një sasie të konsiderueshme vjeshjesh dhe pajisjeve mbrojtëse të tjera të domosdoshme për të mbrojtur stafet tona mjekësore.”-shkruan lideri i opozitës Basha.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular