BallinaAktualitetZyrtare: Shërohen dy pacientët e parë të infektuar nga COVID 19

Zyrtare: Shërohen dy pacientët e parë të infektuar nga COVID 19

Shërohen dy pacientët e parë të infektuar nga COVID 19. Bëhet fjalë për dy kontakte të pacientit zero, 28-vjeçarit të ardhur nga Firence.

Kështu analizat kanë dalë negative për shtetasin V.Kola, babai i pacientit zero, dhe një kontakt tjetër të këtij pacienti.

“Lajm i mirë. Dy pacientët e parë të hospitalizuar janë gati të lënë spitalin Infektiv pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë.Dy pacientë, kontakte të pacientit 0 që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negativ edhe në testin e dytë pas trajtimit. Bravo ekipit të spitalit infektiv.Por ju lutem kujdes‼Të prekurit po shtohen, spitali infektiv ka sot katër pacientë në terapi intensive dhe numri i të shtruarve po rritet dita-ditës.Ju lutem qëndroni në shtëpi‼Nëse keni shenja të sëmundjes” njoftoi Ministrja Manastirliu.

Lajmi i mirë është përshendetur dhe nga kryeministri Rama.

“Mirënjohje me përunjësi mjekëve të spitalit infektiv. Heronj”.

Aktualisht në vendin tonë numri i të infektuarve nga koronavirusi  ka shkuar në 70, ku dy prej tyre fatkeqësisht kanë humbur jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular