BallinaAktualitetGazment Bardhi - Ramës: Detyra e kryeministrit nuk është përhapja e panikut...

Gazment Bardhi – Ramës: Detyra e kryeministrit nuk është përhapja e panikut dhe kërcënimi me dhunë

Gazment Bardhi i pergjigjet Ramës: Detyra e kryeministrit nuk është përhapja e panikut dhe kërcënimi me dhunë

Përhapja e panikut dhe nxitja e dhunës ndaj qytetarëve nuk shërbëjnë në këto momente të vështira për shqiptarët. Masat kufizuese për qëndrimin e qytetarëve në shtëpi duhet të jenë të forta dhe ato duhen respektuar nga çdo qytetar, sipas ligjit.

Por, detyra e kryeministrit nuk është as të përhapë panik, as të mallkojë qytetarët, as t’i mashtrojë ata dhe aq më pak, të ushtrojë dhunë ndaj tyre si homologu algjerian! Detyra e Kryeministrit tani është të transmetojë siguri për qytetarët, duke u garantuar pagat dhe ushqimin, si dhe duke marrë masa serioze, jo kaotike, jo të pamenduara, që garantojnë mospërhapjen e virusit.

Dil nga shtëpia dhe bëj detyrën e Kryeministrit! Pas faljes gjysmake, Edi Rama, në vend që të sulmojnë opozitën, duhet të heqë dorë menjëherë nga mesazhet që përhapin panik të panevojshëm. Qytetarët kanë nevojë për mbështetje dhe veprime konkrete në ndihmë të shëndetësisë dhe ekonomisë, dhe jo panik, gjuhë të shfrenuar dhe fjalë boshë.

#mospërhappanik
#kryeministëriskaduar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular