BallinaAktualitetMjeku Tritan Kalo publikon imazhet e mushkërive të dërrmuara nga covid-19 dhe...

Mjeku Tritan Kalo publikon imazhet e mushkërive të dërrmuara nga covid-19 dhe bën thirrje: VETËIZOLOHUNI

Mjeku Tritan Kalo ka publikuar mbrëmjen e sotme imazhet radiologjike të mushkërive të dërmuara nga koronavirusi të një pacienti të infektuar, ndërsa bën thirrje për vetëizolimin e qytetarëve.

Kalo siguron qytetarët se mjekët do të kujdesen në çdo rast për ta, por sipas tij, vetë qytetarët duhet të vetëizolohen që numri i të prekurve të mos rritet në mënyrë galopante si në Itali, Spanjë, Gjermani, Iran etj.

Reagimi i plotë i Mjekut Tritan Kalo:

VETËIZOLOHUNI…VETNDËRGJEGJËSOHUNI….PËRKUJDESUNI për veten tuaj….Në këto ditë të “luftës me Covid-19”, unë si mjek, si qytetar, si prind e si Shqiptar, në mes fotove të mëposhtëme: 1- të udhëve të zbrazura, 2- të tre MANTELBARDHËVE në një pushim të shkurtër të kësaj beteje, dhe 3- të imazheve radiologjike të mushkërive të “dërmuara nga agresori tinzar e jetëmarrës” Sars-Cov-2, do të preferoja për të gjithë JU bashkëkombasit e mi, vetëm atë të parën….

JANË vetëm pak shumë pak javë që DUHEN jetuar në kufizimin e jetës në shtëpi, për hir vetëm e vetëm të JETËS, të ardhmërisë sonë, të triumfit të së mirës ndaj të keqes…..Ju duam, POR duajeni edhe ju veten….Ju respektojmë, POR respektoheni edhe ju vetveten….Do përkujdesmi për ju në çdo çast, POR edhe ju duhet të kontribuoni me vetëizolimin tuaj dhe diferencimin social, që numuri i të sëmurëve në Shqipëri të mos njohë një rritje galopante sikundër po ndodh këto ditë në Itali, në Spanjë, në Iran, në Gjermani, në Francë e gjetkë…..

Çdokush duhet t’a ketë të qartë se, KAPACITETET e një Sistemi Shëndetsor në mbarë Botën ka limitet e veta….NA NDIHMONI QË TË MOS I KAPËRCEJMË ATO!!!!…Together ëe ëill ëin that ëar!!!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular