BallinaBota"Shokon'" aktivistja për të drejtat e emigrantëve: Në Itali ka 9 shqiptarë...

“Shokon'” aktivistja për të drejtat e emigrantëve: Në Itali ka 9 shqiptarë të vdekur nga koronavirusi

Aktivistja shqiptare për të drejtat e emigrantëve, Sonila Alushi, ka dhënë një lajm shokues, pasi sipas burimeve të saj jozyrtare, në Itali ka 9 viktima nga koronavirusi me kombësi shqiptare.

Sipas Alushit, një nga viktimat është nga Treviso, një nga Pavia, tre nga Brescia, dy nga Cremona, 1 nga Bergamo dhe një nga Novara.

Ajo thotë se këto lajme i vijnë nga komunikime private me familjarët e viktimave.

Aktivistja thotë se po e bën publike këto lajmë për të informuar më shumë mediat dhe komunitetin shqiptar në Italisituatën e qytetarëve shqiptarë.

” Jemi një nga komunitet më të mëdhenj në Itali e nuk kish si të mos prekeshim nga tsunami Corona Virus:

sot, burime JO ZYRTARE, më bëjnë me dije se deri tani në veriun e Italisë kemi 7 viktima me kombësi shqiptare. Flitet për një person nga Treviso, një nga Pavia, tre nga Brescia dhe dy nga Cremona. Mesatarja e moshës së tyre është 75 vjeç, 4 prej tyre janë gra dhe 3 prej tyre burra.

Lajmi më vjen nga komunikime private me familjarë dhe të njohur të viktimave pas intervistës së mbrëmshme me skype në emisionin “Open” të Zonjës Eni Vasili.

Të jetë e qartë, keqardhja për çdo jetë që po humbim sot, pavarësisht nga kombësia, për mua ka të njëjtën peshë trishtimi në zemër. Por kuptoj mirë nevojën e komunitetit tonë në Itali dhe mediave shqiptare për të ditur më shumë rreth qytetarëve shqiptarë gjatë kësaj faze të errët historike.

Ngushëllime me gjithë zemër familjarëve dhe miqve të viktimave. Të dashurit tuaj ju paçin lënë uratën e sa më i lehte i qoftë dheu.

Azhornim: për fat të keq, pak minuta pas këtij lajmërimi, më erdhën privatisht informacione edhe për dy raste të tjera: një zotëri 60 vjeç nga Telgate, Bergamo dhe një tjetër 74 vjeç nga Galliate, Novara. Pra numri i viktimave nga #Covid19 me kombësi shqiptare deri tani shkon në 9. Qoftë me kaq”, shkruan aktivistja shqiptare Sonila Alushi.

Capture1_copy_copy.PNG

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular